Dita e 117-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

24 Shtator 2026 | 19:52

Edhe këtë të enjte qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 117-të.

Si çdo pasdite, pas orës 18:30, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident me dy të plagosur në aksin Vlorë-Orikum, përplasen dy automjete në Jonufër

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Jonufër të Vlorës. Sipas raportimeve, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, një makinë e...
19:32 | 24/09/2026

GJKKO la në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar

Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Mbledhja pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe vjen pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH,...
18:11 | 24/09/2026

“Shkodra ka plot dashuri”, humori rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

Humori rikthehet në skenën e Teatrit “Migjeni” dhe këtë herë vjen me “Shkodra ka plot dashuri”. Premiera u shoqërua me një sallë të mbushur plot...
17:17 | 24/09/2026