• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

20:31 : 24/09/2026
në AKTUALITET, BOTA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca është plotësisht e gatshme t’u përgjigjet sulmeve hibride dhe sabotazheve ruse në Evropë, pas paralajmërimeve të reja nga shërbimet inteligjente daneze.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit të tyre.

Gjatë një aktiviteti në Nju Jork për përkujtimin e sulmeve të 11 Shtatorit, Rutte theksoi se NATO ka në dispozicion të gjitha opsionet e nevojshme të përgjigjes për të përballuar kërcënimet në fushat kibernetike dhe të tjera hibride.

Sipas tij, shpeshtimi i këtyre incidenteve tregon se Presidenti rus Vladimir Putin është në një pozitë të vështirë dhe po humbet luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë. Rutte u bëri thirrje vendit anëtare të rritin mbështetjen për Ukrainën për t’i dërguar një sinjal të qartë Moskës.

Lexo edhe:

Danimarka: Pushtimi rus i një vendi të NATO-s i pamundur, por nuk përjashtohet

SHBA qetëson NATO-n: Rusia nuk ka asnjë plan lufte kundër Aleancës

Paralajmërimi i Rutte erdhi pasi inteligjenca daneze njoftoi për një rrezik në rritje të veprimeve ushtarake ruse ndaj vendeve të NATO-s. Po ashtu, mediat spanjolle raportuan se inteligjenca amerikane ka alarmuar disa shtete evropiane për operacione të mundshme me dronë rusë me shënjestër Spanjën, Francën ose Italinë.

Nga ana tjetër, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, prezantoi konceptin “NATO 3.0”. Ai kërkoi që aleanca të kthehet në një strukturë të fortë ushtarake ku evropianët marrin rolin kryesor në mbrojtjen konvencionale të kontinentit të tyre.

Kjo kërkesë vjen pasi Uashingtoni njoftoi aleatët se nuk do të sigurojë më disa anije luftëra dhe avionë në rast të një sulmi ndaj një anëtari të NATO-s, duke i shtyrë vendet evropiane dhe Kanadanë të kërkojnë mënyra për mbulimin e këtyre mangësive. Sidoqoftë, SHBA nuk planifikon të tërheqë armët e saj bërthamore të vendosura në Evropë, të cilat mbeten shtylla kryesore e mbrojtjes dhe parandalimit të NATO-s.

Etiketa: natoSHBAsulme ruse

Lajme të lidhura

BOTA

Danimarka: Pushtimi rus i një vendi të NATO-s i pamundur, por nuk përjashtohet

15:52 : 24/09/2026
BOTA

SHBA qetëson NATO-n: Rusia nuk ka asnjë plan lufte kundër Aleancës

22:24 : 23/09/2026
BOTA

Pse Kina nuk pritet t’i bëjë presion Iranit para samitit Trump-Xi

14:40 : 23/09/2026
BOTA

“Amerika është rikthyer”/ Trump fjalim në OKB: Jemi në krye të pothuajse çdo gjëje

16:57 : 22/09/2026
BOTA

Turqia dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje për reaktorët bërthamorë

15:05 : 22/09/2026
BOTA

Sanksionet e SHBA-së/ Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran

13:24 : 22/09/2026

TË GJITHA

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

20:31 : 24/09/2026

Aktivisti thirrje shqiptarëve të SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së

20:20 : 24/09/2026

Shqiptari vdes pasi ra në gropën e ashensorit në Itali, trupi u gjet falë ziles së celularit/ EMRI

20:09 : 24/09/2026

Elbasani hap rrugën për bashkimin me Cërrikun dhe Belshin, Këshilli Bashkiak voton pro

20:05 : 24/09/2026

Dy burrat më të fuqishëm në botë takohen në Shtëpinë e Bardhë, çfarë u diskutua

19:53 : 24/09/2026

Emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar/ Home Office regjistron 781 hyrje në një ditë, numri më lartë gjatë 2026-ës

19:40 : 24/09/2026

Aksident në Jonufër të Vlorës, dy të plagosur

19:31 : 24/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com