Lajmi i fundit

LIVE - Protesta e 117-të/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

‘Bota është zgjuar’/ Harxhi: Rama mbeti pa takime zyrtare pas arrestimit të Hysenit! SHBA drejt llogarive…

20:29, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi, deklaroi në Syri TV, në intervistën me Armela Ferko, se arrestimi dhe shkarkimi i ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, nuk ishte një zhvillim i shkëputur nga presioni i aleatëve ndërkombëtarë.

Sipas Harxhit, duke pasur parasysh rolin e Hysenit dhe bashkëpunimin e saj me shërbimet e inteligjencës së vendeve aleate, masa e sigurisë ndaj saj mund të jetë ndërmarrë pas një shtyse të drejtpërdrejtë nga partnerët, veçanërisht Shtetet e Bashkuara.

Harxhi e lidhi këtë zhvillim edhe me luftën ndaj krimit të organizuar dhe narkotrafikut, duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve amerikanë për hetimin e pasurive dhe llogarive bankare të grupeve kriminale jashtë Shqipërisë. Ajo përmendi në veçanti parajsat fiskale dhe Ishujt Kajman, duke ngritur pretendimin se hetimet financiare mund të shtrihen edhe në Shqipëri.

Intervista në studio:

Ferko: Nëse futemi tek faqet e zotit Kurti, ndjesë se po zgjatem, po për ta dhënë si informacion, një seri takimesh dhe me liderë shumë të rëndësishëm dhe në aspektin ekonomik po themi, po edhe politik e kështu me radhë.

Harxhi: Jo vetëm aq. Po, me senatorë, kongresmenë e të tjerë e të tjerë.

Ferko: Po. Po them dhe me Bankën Botërore, e kështu me radhë.

Harxhi: Me Fondin Monetar, me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar.

Ferko: Pikërisht. Kryeministri Rama, ku është zhdukur? Se ne e dimë që shkoi atje, e dimë që do të shkonte në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka një informacion që do të jetë dhe do të mbajë një fjalim, po mbetet për t'u parë çfarë ndodh deri nesër. Dhe është një rastësi që gjithë kjo ndodh tani?

Harxhi: Jo, absolutisht. Kjo nuk është rastësi. Kjo... E para çështja, plasja e skandalit përsa i përket zonjës Vlora Hyseni, dhe masa e arrestit. Unë personalisht nuk mendoj që janë bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me dëshirën e pastër të SPAK.

Ferko: Pse?

Harxhi: Ato janë bërë sepse zonja në fjalë ka qenë shefe e shërbimit të inteligjencës shqiptare dhe ju thashë që në fillim, me një certifikatë sigurie ‘Top Secret’ që bashkëpunon me aleatët kryesorë, shërbimet inteligjente të aleatëve tanë kryesorë. Përpara disa muajsh madje është folur që ka qenë në Amerikë menjëherë me ardhjen e administratës Trump, dhe është takuar atje me shefin e CIA-s, Ratcliffe e të tjerë e të tjerë. Apo me shefen e sigurisë kombëtare të SHBA-së, agjencive të inteligjencës, Tulsi Gabbard në atë kohë. Që do të thotë që ajo ka qenë në nivelin më top, më të lartë përsa i përket informacionit të inteligjencës. Dhe çdo lloj vendimi që merret për një person të tillë që është ende në detyrë, nuk mund të merret nëqoftëse nuk ndërhyjnë partnerët në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ferko: Çfarë do të thotë kjo? Më saktëso dhe pak këtë.

Harxhi: Pikërisht. Unë shoh që tashmë bota është zgjuar përsa i përket Edi Ramës dhe Shqipërisë.

Ferko: Pra ti thua që ka pasur një ‘push up’, një presion nga partnerët që është arritur tek masa e sigurisë, që u bë me dije, jo rastësisht ditët që Rama ndodhet atje?

Harxhi: Nuk është e rastësishme dhe nuk është koincidencë që kjo është bërë pikërisht para dy ditësh. Ditën që Rama mbërriti... një ditë mbasi ai mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse në momentin që arrestohet, në një vend, shefi i shërbimit informativ, sidomos i një vendi anëtar i NATO-s, është e kuptueshme që asnjë nga vendet partnere nuk mund t'i japë takim zyrtar kryeministrit. Është e kuptueshme. Nuk mund t'i japë, sepse pavarësisht që ai e kërkoi shkarkimin e saj në mënyrë të menjëhershme mbas disa orësh, kjo nuk përligj absolutisht asgjë.

Ferko: Pra ti, si një njohëse shumë e mirë e diplomacisë, thua që, duke zbërthyer gjuhën diplomatike...

Harxhi: Zoti Rama nuk ka mundur të ketë asnjë lloj takimi zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka mundur për arsye të situatës së krijuar. Dhe situata e krijuar, arrestimi i shefes së shërbimit të inteligjencës shqiptare, nuk është diçka e cila kalon pa mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të shërbimeve informative të aleatëve tanë, të vendeve partnere dhe veçanërisht të NATO-s.

Ferko: Po nga ana tjetër, Rama ishte në dijeni që kjo gjëja do të ndodhte. Pra, që ishte nën syrin e përgjimeve e të tjerë e të tjerë.

Harxhi: Apo ndoshta ka menduar... ndoshta ka menduar që ai të kthehej në Shqipëri dhe më pas ta shkarkonte. Ndoshta. Ose ndoshta ka menduar, ose ndoshta është munduar, me anë të lobimeve e të tjerë.

Ferko: Pra ti nuk e beson këtë teorinë që Rama iku jashtë dhe vendosi ta lëshojë në distancë?

Harxhi: Jo, absolutisht. Kjo nuk është diçka që mund ta bëjë Edi Rama. Kjo është diçka që bëhet nga shërbimet, nga aleatët, nga partnerët. Dhe pse jo, më duhet ta them, natyrisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kryesorët në këtë. Kini parasysh që kjo është bërë në ditët kur këtu ishin mbledhur gjithë zyrtarët e lartë të FBI-së së rajonit tonë, të Ballkanit. Ishte mbledhja e drejtorëve të FBI-së në Shqipëri. Dhe deklaratat e tyre, po t'i lexoje mes rreshtave, ishin të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo vetëm me luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut në përgjithësi, por edhe me faktin që tashmë do të synohet për të hetuar llogaritë bankare të grupeve kriminale. Natyrisht, mendoj që janë të lidhura sepse ka dalë kjo gjë tashmë, që janë të lidhura me qeverinë, të gjitha.

Ferko: Koha e ka treguar.

Harxhi: Koha e ka treguar. Llogaritë bankare që ndodhen jashtë vendit. Dhe kjo përkon dhe me një deklaratë të Scott Bessent, që është Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përpara një jave ai ka pasur një deklaratë në të cilën ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të hulumtojnë në ishujt Cayman, në këto ishujt e parajsave fiskale, për llogaritë offshore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco