Si ndryshojnë planet ndaj Bjellorusisë? Asllani e Çake me probleme fizike, Maran kërkon zgjidhje në stërvitje
Një traumë e thellë, për të cilën heshti për vite të tëra dhe që foli përmes faqeve të autobiografisë së tij ‘Oëning It’. Sulmuesi 37 vjeçar Andy Carrol, ish sulmes i disa skuadrave mes të cilave Liverpool dhe Neëcastle, zbuloi se ka qenë viktimë e një dhune seksuale në 2021, një episod që u mbyll me dënimin e agresorit me 3 vjet burg.
Në libër, futbollisti pranoi sesa e komplikuar ishte te rrëzonte këtë mur të heshtjes që u mbajt me vite edhe me njerëzit më të afërt të tij. ‘Janë disa plagë të cilat janë të vështira t’i fshish-tregon Andy Carroll-ajo që më ndodhi disa vite më parë ishte kaq shkatërruese sa deri në momentin e fundit isha i pavendosur ta përfshija apo jo në libër. Vetëm pak persona ishin në dijeni. Unë dhe bashkëshortja ime Lou reflektuam shumë përpara se të ndërmerrja këtë hap. Zbulimi i asaj ngjarjeje më tremb, por ajo tashmë është pjesë e historisë sime’
Ngjarja ndodhi një mbrëmje në 2021 me rastin e një ndeshjeje boksi. Agresori, një personazh i famshëm, që njihte ish partneren e sportistit, u shfaq në banesën e Carroll pa ftesë duke e bërë të zotin e shtëpisë të kishte që në fillim një ndjesi jo komoditeti.
Rrëfimi i Carroll më pas bëhet dramatik; teksa u zgjua papritur kuptoi se ai po kërkonte të kryente seks oral nën çarçafë. Pasi e largoi me forcë, agresori tentoi të hyjë sërish në banesë. Në atë pikë, Carrol e goditi me një grusht të fortë duke bërë që ai të humbiste ndjenjat.
‘E kapa nga këmbët dhe e tërhoqa zvarrë deri sa e nxora jashtë. Menjëherë më pas mbylla portën, lajmërova forcat e rendit dhe dadon e fëmijëve të mi përpara se të shpërtheja në lot çlirimi-thekson Carroll-e kujtoj me terror atë moment dhe kisha vetëm një mendim fiks: po sikur ta kisha vrarë?’.
Bërja publike e një ngjarje kaq intime dhe të dhimbshme për futbollistin përfaqëson hapin e parë të vërtetë drejt shërimit emotiv.
‘Shenjat e asaj ngjarjeje janë ende të pranishme, bashkëjetoj me to çdo ditë-e mbylli Carroll-kur fsheh diçka për kaq shumë kohë, tundohesh nga ideja që ta varrosësh përgjithmonë. Por më pas kuptova domëthënien e titullit që kisha zgjedhur për autobiografinë time; të mos e fshihja më traumën time do të thotë se fillon ta pranosh. Është e vetmja mënyrë për të rimarrë kontrollin e jetës sime dhe të mos lejoj më që ajo dhunë të më kontrollojë’.
Top Channel