Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf”, që lëvizte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip “Benz”, i cili po udhëtonte në kahun e kundërt, nga Vlora drejt Orikumit.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.
Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.


