24 Shtator 2026, 21:04
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një tjetër skandal ushqimor është rregjistruar ditën e sotme, ku një sasi açugesh të eksportuara nga Shqipëria në Itali kanë rezultuar me Histaminë, një ndotës biologjik që shkakton probleme serioze për shëndetin.
Açuget tregtoheshin për konsumatorët e shtetit fqinj, ndërsa sistemi RASFF i Komisionit Evropian ka njoftuar më 22 shtator marrjen e mostrave rutinë të autoriteteve italiane, açuge të eksportuara nga kompania “Poseidon” shpk.

Pas këtyre analizave, ka rezultuar se ky produkt përmban Histaminë në masën 800 mg/kg – ppm, nga 400 mg/kg – ppm qështë limiti maksimal i lejuar. Menjëherë pas kësaj, autoritete italiane kanë urdhëruar heqjen nga tregu.
Mësohet se açuget janë importuar në Shqipëri, ku më pas janë përpunuar dhe rieksportuar, siç ndodh zakonisht me produkte të tilla. Sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë, kompania që ka kryer përpunimin dhe eksportin e tyre drejt Italisë është “Poseidon” sh.p.k.
Histamina te peshqit formohet si pasojë e zbërthimit të aminoacidit histidinë nga bakteret. Ky proces ndodh me shpejtësi nëse peshku nuk ruhet në temperaturat e duhura (nën 4°C). Ajo është rezistente ndaj nxehtësisë, që do të thotë se gatimi, skuqja apo procesi i konservimit nuk e shkatërrojnë atë nëse ajo është formuar një here
Nëse konsumoni açuge me nivele shumë të larta histamine, mund të pësoni një helmim ushqimor që ngjan me një reaksion alergjik. Simptomat shfaqen nga pak minuta deri në 2-3 orë pas ngrënies. Ato përfshijnë skuqje e fytyrës dhe qafës dhe ndjesi nxehtësie, kruarje lëkure ose puçrra të kuqe me kruajtje./Dosja.al
skandal ushqimor histaminë açuget
Aktualitet
24 Shtator 2026, 20:57
G.M
Aktivisti
TIRANA- Aktivisti Edison Lika ka marrë fjalën në podium gjatë ditës së 117-të të protstës, ku foli n...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 20:38
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Ju erdhi fundi", ata kanë nisur marshimin n&eu...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 20:29
E.d
Loreta Koleci
TIRANA- Një prej aktivisteve të arrestuar gjatë tensioneve të paradites para Kuvendit, foli në protestën e...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 20:22
E.d
Sazan Guri
TIRANA- Aktivisti Sazan Guri ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Duke folur para qytetarëve ...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 20:15
G.M
Këshilli Bashkiak i Elbasanit
ELBASAN- Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar me shumicë votash mendimin pro për riorganizimin admi...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 20:06
E.d
Arben Kola
TIRANA- Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje shqiptarëve në SHBA, që ta presin kryeministrin Rama me vezë para OKB-...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 20:00
E.d
Qytetari
TIRANA- Një qytetar foli për arrestimet e dy profesorëve gjatë tensioneve paradite pranë Kuvendit, duke denoncuar nd...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 20:03
G.M
Logoja e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Fotografi nga arkivi.
Shtetasi i Kosovës, Ardit Kutleshi, 28-vjeçar, ka pranuar f...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 19:48
G.M
Altin Kokici
ITALI- Altin Kokici është 51-vjeçari shqiptar, që ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërti...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 19:43
E.d
Aktivistja
TIRANA- Protestuesit kanë nisur fjalimet para Kryeministrisë. E para që mori fjalën ishte aktivistja Sidorela Vatnikaj, e ci...