Roberto Mancini ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Italisë ndaj Belgjikës në Ligën e Kombeve.
Trajneri italian e cilësoi sfidën në “Olimpico” si një moment emocionues, duke kujtuar edhe sukseset e mëparshme në këtë stadium.
“Duhet të shohim përtej ndeshjes me Bosnjën. Në futboll ndonjëherë humbet në mënyrë të çuditshme, por duhet të ecësh përpara”, deklaroi Mancini.
Tekniku i Italisë theksoi se skuadra duhet të fokusohet te e ardhmja dhe të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive.
Mancini bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar dy seanca stërvitore me ekipin.
Ai shtoi se kjo periudhë i ka shërbyer edhe për të njohur më mirë disa prej lojtarëve që nuk i kishte pasur më parë në dispozicion.
Sa i përket formacionit, trajneri italian nuk e përjashtoi mundësinë që Immobile dhe Kean të luajnë së bashku në repartin ofensiv.
“Sigurisht që është një mundësi. Kemi kohë deri nesër për të vendosur”, u shpreh Mancini.
Në fund, ai dha një mesazh optimist përpara sfidës me Belgjikën: “Djemtë janë gati. Le të shpresojmë se do të bëjmë zgjedhjet e duhura.”
© SYRI.net
Përgatitjet e Kombëtares për Bjellorusinë, trajneri Maran provon skemat taktike
Foda zgjedh formacionin, Zhegrova dhe Zabërgja titullarë ndaj Irlandës
Kvaratskhelia flet për shanset e tij për të fituar ‘Topin e Artë’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: