Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Dil përjashta, çohu", PLAS KEQ NË EMISION: Blendi Fevziu i tregon derën Albatrosit, Klodiana Lala i kujton kapjen prej fyti të Berat Buzhalës: Unë nuk i ndyj duart (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
"Dil përjashta, çohu", PLAS KEQ NË EMISION: Blendi
Ilustrim: Blendi Fevziu dhe Klodiana Lala - Incidenti Buzhala - Rexhaj

Kërcënimi apo shantazhi që ish-kryespiunia e Shqipërisë, Vlora Hyseni, i bëri sot gazetares Klodiana Lala teksa futej në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ka prodhuar një moment konflikti në studion e emisionit "Opinion" ku po diskutohet çështja.

Gazetarja Klodiana Lala ka njoftuar se avokati i saj po përgatit kallëzim penal në SPAK për kërcënimin apo shantazhimin që Hyseni i bëri sot, ndërsa është përfshirë në debat me analistin nga Kosova, Albatros Rexhaj.

Ai pyeti në studio se përse njerëzit duhet të besojnë gazetaren dhe jo ish-shefen e SHISH, ndërsa Klodiana Lala ia ktheu se Vlora Hyseni ishte nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, kurse ajo jo. Lala i kujtoi dhe momentin kur analisti Berat Buzhala e kapi Rexhajn prej fyti në emision.

Albatros Rexhaj: Pse duhet me të besu ty dhe jo Vlorës?!

Klodiana Lala: Ti meriton të ta bëj si Berati, po unë nuk i ndyj duart me ty.

Albatros Rexhaj: Po ti mundet me rrejt?

Klodiana Lala: Po zonja është nën hetim, unë jo. Ti e normalizove (i drejtohet Fevziut)

Blendi Fevziu: Mua mos mu drejto me "ti", se ndryshe del përjashta

Albatros Rexhaj: Ti e normalizove të rrafmen, ti

Blendi Fevziu: Nëse ke prova, ri, ose ndryshe çohu dhe ik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese