NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

24 Shtator 2026, 21:45Bota TEMA
NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca është plotësisht e gatshme t’u përgjigjet sulmeve hibride dhe sabotazheve ruse në Evropë, pas paralajmërimeve të reja nga shërbimet inteligjente daneze.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit të tyre.

Gjatë një aktiviteti në Nju Jork për përkujtimin e sulmeve të 11 Shtatorit, Rutte theksoi se NATO ka në dispozicion të gjitha opsionet e nevojshme të përgjigjes për të përballuar kërcënimet në fushat kibernetike dhe të tjera hibride.

Sipas tij, shpeshtimi i këtyre incidenteve tregon se Presidenti rus Vladimir Putin është në një pozitë të vështirë dhe po humbet luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë. Rutte u bëri thirrje vendit anëtare të rritin mbështetjen për Ukrainën për t’i dërguar një sinjal të qartë Moskës.

Paralajmërimi i Rutte erdhi pasi inteligjenca daneze njoftoi për një rrezik në rritje të veprimeve ushtarake ruse ndaj vendeve të NATO-s. Po ashtu, mediat spanjolle raportuan se inteligjenca amerikane ka alarmuar disa shtete evropiane për operacione të mundshme me dronë rusë me shënjestër Spanjën, Francën ose Italinë.

Nga ana tjetër, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, prezantoi konceptin “NATO 3.0”. Ai kërkoi që aleanca të kthehet në një strukturë të fortë ushtarake ku evropianët marrin rolin kryesor në mbrojtjen konvencionale të kontinentit të tyre.

Kjo kërkesë vjen pasi Uashingtoni njoftoi aleatët se nuk do të sigurojë më disa anije luftëra dhe avionë në rast të një sulmi ndaj një anëtari të NATO-s, duke i shtyrë vendet evropiane dhe Kanadanë të kërkojnë mënyra për mbulimin e këtyre mangësive. Sidoqoftë, SHBA nuk planifikon të tërheqë armët e saj bërthamore të vendosura në Evropë, të cilat mbeten shtylla kryesore e mbrojtjes dhe parandalimit të NATO-s.

Lini një Përgjigje