Sulmet e mundshme ruse në Evropë, Macron: Franca nuk ka marrë paralajmërim nga CIA

24 Shtator 2026, 22:15Bota TEMA
Sulmet e mundshme ruse në Evropë, Macron: Franca nuk ka marrë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së nuk e ka paralajmëruar Parisin për një sulm të mundshëm rus në të gjithë Evropën Jugore që mund të godasë edhe Francën.

“Mund ta mohoj. CIA nuk i informoi shërbimet franceze”, tha ai në një intervistë me kanalet televizive franceze TF1 dhe France 2.

Megjithatë, Macron tha se Rusia po shumëfishon aktet armiqësore dhe kriminale kundër vendeve evropiane dhe se Franca mund të përballet me sulme të ngjashme me sulmin e dështuar në Leipzig.

Lini një Përgjigje