AKTUALITET /

Akt-ekspertimi i “Land Rover”-it të Ergys Agasit përfundon në “Signal”. SPAK heton rrjedhjen e materialeve nga Policia Shkencore

Automjeti luksoz, me ngjyrë të zezë, u sekuestrua më 22 korrik 2026 nga BKH-ja në garazhin e vilës së Agasit, pranë kompleksit “Equos Resort”.

Shkruar nga Versus

Akt-ekspertimi i “Land Rover”-it të Ergys Agasit përfundon

Një akt-ekspertimi i kryer nga Policia Shkencore me kërkesë të SPAK për një automjet tip “Land Rover Defender” të sekuestruar në kuadër të hetimeve, dyshohet se ka përfunduar në aplikacionin “Signal” të Ergys Agasit gjatë muajit gusht 2026.

Automjeti luksoz, me ngjyrë të zezë, u sekuestrua më 22 korrik 2026 nga BKH-ja në garazhin e vilës së Agasit, pranë kompleksit “Equos Resort”.

Sipas të dhënave të hetimit, automjeti ishte urdhëruar t’i nënshtrohej ekspertimit daktiloskopik për evidentimin e gjurmëve të gishtave, fijeve të flokëve dhe materialeve të tjera, si dhe për krahasimin e tij me pamjet e një “Land Rover Defender” që dyshohet se është përdorur në rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Pas kryerjes së veprimeve dhe përfundimit të ekspertizës, Policia Shkencore përgatiti aktin përfundimtar dhe ia përcolli Prokurorisë së Posaçme, në përgjigje të kërkesës për ekspertimin e automjetit.

Por, sipas hetimit të SPAK, disa ditë më vonë, gjatë gushtit, tre faqe të këtij akt-ekspertimi dyshohet se janë dërguar përmes aplikacionit “Signal” në numrin e Ergys Agasit./Versus.al

Poll