E rëndë në Itali, 51-vjeçari shqiptar bie në gropën e ashensorit gjatë punës! Humb jetën 

24 Shtator 2026 | 22:03

Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Viktima është identifikuar si Altin Kokici.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjet i pajetë në orët e vota të natës midis të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi në Padova. Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë ku po zhvilloheshin punime. Ai mësohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Trupi u zbulua pasi anëtarët e familjes dhanë alarmin se s’po komunikonin dot me të. Falë telefonave të tyre, ata mundën të shihnin se ai nuk ishte zhvendosur nga kantieri i ndërtimit.

Burri nuk ishte dëgjuar që nga fillimi i pasdites dhe furgoni i tij ishte parkuar jo shumë larg ndërtesës me bagazhin ende të hapur. Pasi hynë brenda, oficerët i telefonuan celularit të 51-vjeçarit, duke arritur te boshti i ashensorit dhe duke e gjetur burrin të pajetë. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: CIA nuk e paralajmëroi Francën për sulme të mundshme me dronë rusë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së nuk e ka paralajmëruar Parisin për një sulm të mundshëm rus në...
20:54 | 24/09/2026

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca po udhëheq një përpjekje për të përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar nga politika “Prodhuar në Evropë” e BE-së, gjë që mund të rezultojë në humbjen...
19:58 | 24/09/2026

Dyshohet se ka qenë roje i një kampi nazist, Gjermania nis hetimet ndaj një 105-vjeçari

Një burrë 105-vjeçar është nën hetim nën dyshimin se është bashkëpunëtor në vrasje të shumëfishta në një kamp nazist të të burgosurve të luftës. Çështja,...
17:52 | 24/09/2026