web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ku është presidenti?"/ Beçi: Piramida e sigurisë së shtetit ka rënë

24 Shtator 2026, 21:55, Aktualitet CNA

"Ku është presidenti?"/ Beçi: Piramida e

Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.

I ftuar në Syri TV, Beçi u shppreh se kjo është hera e parë që në Shqipëri arrestohet një shef inteligjence kur është në detyrë.

Ndër të tjera, Beçi ngriti pyetjen se ku është presidenti i Republikës, pasi sipas tij Këshilli i Sigurimit Kombëtar duhet të ishte mbledhur që ditën e sotme. Ai tha se piramida e sigurisë së shteti është rrëzuar dhe shkërmoqur totalisht.

“Është hera e parë që në Republikën e Shqipërisë një shef inteligjence arrestohet kur është në detyrë. Kemi patur ushtrim të ndjekjes penale ndaj disa ish-shefave të inteligjencës në Shqipëri, por asnjëri nuk ka qenë në detyrë dhe asnjëri nuk është hetuar për vepra penale të drejtpërdrejta për shkak të detyrës. Më i fundit ka qenë Fatos Klosi, i cili tre muaj pasi ishte shkarkuar është hetuar nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorime detyre në lidhje me shpërdorimet e fondeve, nuk kishte lidhje me thelbin pse funksionon shërbimi i inteligjencës. Pra, është rasti i parë dhe unikal. Dhe duke qenë rasti i parë dhe unikal, vlen të theksojmë dhe të hedhim në analizë diçka shumë më të rëndësishme: Ku është Presidenti i Republikës? Në rast se kjo situatë do ndodhte në kohën kur ishte president Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, nuk do kishim një situatë të tillë.

Minimalisht Këshilli i Sigurimit sot do ishte mbledhur dhe do diskutonte çfarë po ndodh në Shqipëri kur rasti i parë shefi i inteligjencës arrestohet. Pika e dytë: cenohet piramida e sigurisë. Një shtet funksionon nëpërmjet sigurisë. Një shtet nuk funksionon me Ministrinë e Kulturës, nuk funksionon me shërbimet e hapura të agjencive ligjzbatuese. Shërbimet inteligjente që janë shërbimet e mbyllura të agjencive ligjzbatuese janë truri i një shteti. Dhe duke u cenuar shefi i inteligjencës, cenohet e tërë piramida e informacionit, që është një informacion shumë delikat, një informacion që duhet ta themi këtu, furnizon rrugët e Tiranës me thashetheme, sepse i tillë është shërbimi inteligjent, të paktën në Shqipëri se vjen nga një trashëgimi e sigurimit të shtetit, furnizon Policinë e Shtetit me informacione të dobishme dhe në fund furnizon tërë prokuroritë, si Prokurorinë e Posaçme dhe prokuroritë e tjera, me informacione të cilat nesër kthehen në prova. Dhe kjo piramidë sot që flasim ne ka rënë, është rrëzuar dhe është shkërmoqur, se kreu i piramidës është shefi i inteligjencës", u shpreh Eugen Beçi. /CNA





Lajmet e fundit nga