Ish-ambasadori Agim Nesho, në emisionin “Peka LIVE” në Syri TV, ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor për atë që ai e përshkroi si “shtet të kapur” dhe lidhje mes politikës dhe krimit të organizuar.
Duke komentuar çështjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Nesho kërkoi që hetimi të mos ndalet vetëm te individët, por të shtrihet te përgjegjësitë politike dhe institucionale.
Nesho bëri gjithashtu thirrje për një reagim më të fortë të opozitës dhe shoqërisë civile, duke propozuar edhe organizimin e një demonstrate kombëtare kundër qeverisë. Ai deklaroi se opozita duhet të bashkohet dhe të ndërmarrë një “goditje frontale” politike ndaj Ramës, ndërsa pretendoi se zhvillimet e fundit përbëjnë, sipas tij, një sinjal të fortë nga partnerët ndërkombëtarë.
Nesho: Po. Unë jam plotësisht dakord, një analizë e plotë që bëri avokati. Dua të them, nga ana ligjore siç e thatë edhe ju profesionale, por janë dy momente. E para shteti në Shqipëri është i kapur. Pra, pretendimet që të mblidhej Këshilli i Sigurisë se do të bënte diçka, këtu janë të tërë pupacët e Ramës të cilët janë në Këshillin e Sigurimit. Pra këtu ka një, një njeri, një person i cili për mendimin tim, e ka marrë në një moment kritik Vlorën, nga Kosova. Nuk e di është dhënë dhe çfarë është dosja e saj, çfarë përbën garanci për Ramën për ta përdorur, dhe e ka sjellë këtu kastile për të bërë atë kontrollin për koordinatorin që ka patur me krimin e organizuar. Pra, ky është qëllimi. Kjo është një vegël e cila është marrë në Shqipëri pikërisht vetëm për këtë gjë. Unë jam plotësisht dakord me zotin Peka, që njeriu kryesor, arkitekti i këtij shteti të kapur, të korruptuar, të qelbur, që gjithmonë po e, e ka shkatërruar Shqipërinë, është Edi Rama dhe vetëm ai. Pra, nuk ka as histori rozë, se po të ishte edhe kjo minimalisht profesionale do shikonte që Gysi Gasi studion e tij e kishte kthyer në një kuplara, ku të gjithë njerëzit vinin për interesat e tyre duke u shpërfytyruar dhe treguar se çfarë karakteri kishin, domethënë në marrëdhëniet shtetërore me njëri-tjetrin. Pra, nuk janë marrëdhënie sentimentale, nuk janë marrëdhënie, por janë marrëdhënie interesi dhe marrëdhënie besimi që Rama i ka dhënë kësaj personi, e ka marrë për këtë gjë. Domethënë, është një njeri që ka një detyrë për të kontrolluar dhe mbuluar koordinatorin e krimit të organizuar. Kjo është detyra e parë dhe për këtë ajo, domethënë, me të drejtë SPAK-u e ka goditur për ta kapur. Por, unë jam plotësisht me juve që SPAK-u nuk duhet të ndalojë këtu. Nuk duhet të ndalojë këtu sepse për mendimin tim shteti shqiptar ka rënë plotësisht. Domethënë, këtu jo vetëm ka rënë shteti, po këtu është provuar dhe diçka tjetër. Këtu është provuar lidhja e politikës hapur me krimin e organizuar dhe që krimi i organizuar drejton Shqipërinë. Pra, këtu ka disa probleme kardinale që unë mendoj jo vetëm opozita por i gjithë opinioni publik duhet të ngrihet në këmbë për të patur një veprim konkret. Kush janë veprimet e mundshme? Sigurisht pa paragjykim. Pa paragjykim, sepse me të drejtë u tha këtu në hyrje nga zoti Peka, që ky nuk është një veprim i... i njëanshëm. Ky nuk është një veprim që mund të dali nga institucionet shqiptare. Ne i kemi parë pavarësinë e këtyre institucioneve dhe goditjen që kanë bërë selektive ose ndryshimin nga objekti duke u marrë me objekte të grave të tyre, të objektet e shpenzimeve të luksit e të tjera, pa kapur fokusin për të diskretituar këtë sistem të kalbur politik dhe të korruptuar. Pra, kjo ka një bashkëpunim dhe kjo është një trokitje e fortë me shkelm në derën e Edi Ramës, domethënë nga partnerët ndërkombëtarë. Ne nuk duhet të presim shumë, se nuk vjen njeri që të thotë që, hiqe këtë njeri, i cili pretendon që paska 53 vota, që ne e dimë të gjithë se si i ka marrë, nuk është një proces i veçantë vetëm zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, por ky është një proces që ka ndodhur me kohë, me veprimtarinë e krimit të organizuar, të mbështetur me zyrtarët më të lartë politikë. Pra, në radhë të parë, Rilindja, edhe sot u diskutua në parlament, duhet të dali jashtë ligjit dhe kreu i organizatës kriminale që është Edi Rama. Edhe kjo do të jetë një ndihmë, unë e pashë e dëgjova edhe zotin Bardhi me të drejtë, duke thënë, këta jo vetëm kanë kapur Partinë Socialiste, por këta kanë kapur gjithë shtetin shqiptar që po e shkatërrojnë dhe po e minojnë duke mos patur një perspektivë jo të qartë brenda Bashkimit Evropian por dhe të ekzistencës së tij. Do të duhen me vite të tëra që të ndryshojë kjo gjë. Pra, ne kemi qeshur kur Bushati tha që duhet nxjerrë jashtë ligjit, po unë mendoj që kjo është një nga alternativat që shoqëria civile që po proteston duhet të bëjë o se një peticion për t'ia kërkuar Gjykatës Kushtetuese, që të gjithë të shprehen. Sot është koha që sot të tërë të mbajnë një pozicion. Nuk e pranojmë një shtet të tillë që po shkatërron Shqipërinë. Dhe duke përfunduar, dua të them që veprimtaria e... e Vlorës, është një veprimtari që që nga fillimi i saj komprometon institucionet e shtetit. Nuk flas për një kukull si Bajram Begaj, i cili ka turpëruar veten, jo vetëm për këtë po duke qenë një 'yes-man' i Edi Ramës për të gjitha gjërat. Nuk besoj që këto institucione mund të rifreskohen, mund të kenë ndryshime. Kjo kërkon që opozita sot të marri frenat në dorë, të bëjë një goditje frontale duke u bashkuar me të gjithë, duke u dhënë edhe pushtet njerëzve të cilët besojnë që Edi Rama është rreziku i Shqipërisë dhe ky është një besim që gjithnjë e më shumë e ka përqafuar e gjithë Shqipëria dhe duhet të bëjë një koalicion të madh me një revoltë... një ditore, dy ditore, derisa të iki. Nuk ka më kthim mbrapa. Duhet të ftohet një ditë e një demonstrimi kombëtar, të vijë e gjithë Shqipëria në Tiranë edhe kësaj pune t'i jepet fund. Se si do t'i jepet, me të gjitha mënyrat. Edhe kjo të jetë e qartë. Jo më të vemi aty, të sjellim popullin, por populli kërkon llogari, dhe kjo është momenti që ne duhet të ndalojmë. Kjo është detyra e opozitës ndryshe, po nuk e bëri këtë, unë nuk mendoj që mund të ketë diçka më të rëndësishme që komprometon këtë regjim të kalbur të Edi Ramës, të këtij njeriu, që shkatërroi Shqipërinë dhe që duhet të mbajë një përgjegjësi nga momenti në moment.
© SYRI.net
VIDEO/ Hoxha: Çfarë zbulon skandali i Vlora Hysenit për ‘rrethin’ e Ramës, ‘po shkatërrohet shteti’
Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Skandali SHISH/ ‘Jemi në alarm SOS’, Abilekaj: Rama të japë dorëheqjen, të krijohet qeveri tranzitore...