AKTUALITET /

"SHISH ka dosje për të gjithë", alarmon ish-deputeti: Vlora Hyseni do t'i përdorë për të shantazhuar prokurorë, gjyqtarë e zyrtarë

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Vlora Hyseni nuk duhet parë si person i vetëm në këtë situatë, por si pjesë e një grupi më të gjerë njerëzish që mund të kenë interesa të përbashkëta

Shkruar nga Versus

"SHISH ka dosje për të gjithë", alarmon ish-deputeti:

Politikani Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si mund të përdoren informacionet dhe dosjet që ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, mund të ketë pasur në dispozicion gjatë kohës që drejtonte institucionin.

Alibeaj tha se, sipas tij, sjellja e Hysenit mund të marrë formën e një qasjeje shantazhuese, duke pretenduar se në shënjestër mund të jenë prokurorë, gjyqtarë, institucione të drejtësisë dhe zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin.

“Më e rënda është sjellja që ka mbajtur zonja. Është qasja për të bërë shantazh. E bëri sot dhe do ta bëjë edhe në të ardhmen”, deklaroi Alibeaj.

Ai shtoi se Hyseni, sipas tij, nuk duhet parë si person i vetëm në këtë situatë, por si pjesë e një grupi më të gjerë njerëzish që mund të kenë interesa të përbashkëta./Versus.al

Poll