Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja zbardh detaje nga pyetja e ish-kryespiunes, analisti plas bombën: Vlora Hyseni sot shantazhoi njerëz me pushtet

Shkruar nga Newsbomb
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë
Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni raportohet se ka kërkuar ekspertim të celularit jashtë Shqipërisë. Aparati telefonik i saj është sekuestruar dhe hetuesit e BKH-së e kanë ekspertuar në laboratorin që kanë ngritur në institucion.

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se seanca e marrjes në pyetje në SPAK zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe se Vlora Hyseni ka mohuar akuzat, ndërsa ka kërkuar që telefoni i saj të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë.

"Ajo që ka ndodhur është mjaft e rezervuar. Burime jozyrtare, por shumë të besueshme pranë SPAK, që vendosën të flasin në rrugë anonime, thanë se prokurorët kanë vijuar me leximin e të dhënave dhe renditjen e fakteve të dyshuara që mbeten mjaft sekrete, që lidhet me sekretin sa i takon detyrës që ka mbajtur.

Hyseni ka hedhur poshtë akuzat, ka kërkuar ekspertim të telefonit, që nuk duhet të kryhet në Shqipëri, por nga agjencitë partnere.

Kjo kërkesë duket e pabazuar, përsa ekspertimet e kërkuara prej saj bëhen në laboratorin e ndërtuar enkas në këtë prokurori të posaçme. Se përse e ka kërkuar këtë, e di vetëm Hyseni", është shprehur gazetarja Anila Hoxha në emisionin "Top Story".

Sipas saj, ish-drejtuesja e SHISH ka pretenduar sot para hetuesve se nga telefoni i saj nuk ka dalë asnjë dokument i klasifikuar. Ndërkohë, analisti Lorenc Vangjeli duke komentuar atë që ndodhi në dyert e SPAK, veçanërisht kërcënimin ndaj gazetares Klodiana Lala, tha se mesazhi synonte të shkonte shumë më larg.

"Shantazh për njerëzit me pushtet”, e ka cilësuar analisti deklaratën e Hysenit për gazetaren Lala, duke aluduar sipas tij, për njerëz të pushtetshëm që kanë pasur marrëdhënie të mundshme me SHISH, ose kontakte me shtetas të huaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese