web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kumbari i emërimit të Vlora Hysenit”/ Deklarata e Berishës, përgjigjet gazetari

24 Shtator 2026, 22:33, Aktualitet CNA

“Kumbari i emërimit të Vlora Hysenit”/ Deklarata e

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka komentuar deklaratat e bëra në emisionin “Opinion” lidhur me skandalin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.

Në postimin e tij, Berisha shprehet se aq sa është i rëndë arrestimi i Vlora Hysenit, është i rëndë dhe emërimi i saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.  Ndër të tjera shprehet se rëndom flitet se “kumbar i këtij emërimi ka qenë Baton Haxhiu”.

“Duke ndjekur Opinionin Miq, sonte në "Opinion", drejtuesi i emisionit z. Blendi Fevziu, gjatë debatit kushtuar skandalit të shekullit rekordit më të zi në fushën e sigurisë në historinë e Shqipërisë, madje edhe të botës shtroi pyetjen: Kush e solli Vlora Hysenin? Sa i zi është rekordi i arrestimit të saj, po kaq bizar, i paimagjinueshëm dhe unik në botë është edhe emërimi i saj në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, pas shkarkimit nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës nga detyra e zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit Informativ të Kosovës.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe, si rregull, nuk mund të ndodhë! Por fakti është se kjo ka ndodhur me Vlora Hysenin! Logjika e vetme e këtij akti është se Vlora Hyseni, pas shkarkimit nga detyra në Kosovë për shkak të akteve të saj, sipas mediave, për shkarkimin e bazës së të dhënave të shërbimit informativ të Kosovës dhe dorëzimin e tyre shërbimit inteligjent të Beogradit, u emërua drejtore e Shërbimit Informativ të Shqipërisë nga patroni i përbashkët i Edi Ramës dhe Vlora Hysenit, Aleksandër Vuçiç. Fill pas emërimit të saj, sipas burimeve të pakontestueshme, ajo fluturoi në Beograd ku kaloi 10 ditë. Në fakt, rëndom flitet se kumbar i këtij emërimi ka qenë Baton Haxhiu, i cili për arsye ligjore është i detyruar të betohet se nuk e ka takuar asnjëherë!”, thuhet në postimin e Berishës.

“Kumbari i emërimit të Vlora Hysenit”/ Deklarata e

Këtij postimi i është përgjigjur nga emisioni “Opinion” edhe gazetari Baton Haxhiu, i cili shprehet se Berisha duhet të kujdeset për veten, ndërsa shton se është “bashkëpunëtor” i kryeministrit Edi Rama.

“Rrëfimtar që e ndërton rrëfimin mbi gjëra të pavërteta. Ky duhet të kujdeset për veten. Është bashkëpunëtor i kujdesshëm i Ramës që ai ta mbajë pushtetin”, tha Haxhiu. /CNA





Lajmet e fundit nga