Holanda dhe Gjermania kanë ndarë pikët në një përballje spektakolare, e cila u mbyll me rezultat 1-1.
Gjermania kaloi në avantazh në minutën e 32-të, kur Felix Nmecha reagoi shpejt pas një topi të kthyer dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Holanda pati disa mundësi për të barazuar, me Cody Gakpon që ishte ndër më aktivët në repartin ofensiv.
Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin dhe krijuan raste të njëpasnjëshme pranë portës së Marc-André ter Stegen.
Denzel Dumfries pati një mundësi të artë në minutën e 60-të, por portieri gjerman bëri një pritje të shkëlqyer.
Holanda vazhdoi të sulmonte dhe në fund këmbëngulja u shpërblye.
Në minutën e 90+2-të, Cody Gakpo realizoi një gol spektakolar me volej pas një krosimi, duke e barazuar rezultatin në 1-1.
Në minutat shtesë, Holanda tentoi edhe përmbysjen, por Gjermania arriti ta mbajë rezultatin.
Ndeshja u mbyll pas gjashtë minutave shtesë, me të dyja skuadrat që morën nga një pikë.
Holandë 1-1 Gjermani, në një sfidë me ritëm të lartë dhe raste të shumta deri në vërshëllimën e fundit.
© SYRI.net
VIDEO/ Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën
Kosovë-Irlandë/ Dardanët dominues, por pjesa e parë mbyllet pa gola
Trajneri i Italisë/ Mancini para Belgjikës: Djemtë janë gati, shpresojmë të bëjmë zgjedhjet e duhuraBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: