Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Fenomeni i gjyqtarëve "infekton" dhe kryebashkiakët, demokrati i Mirditës kërkon rrogë 2.5 milionë në fund të Shtatorit dhe do që rritja të nisë nga 1 Janari 2026 (SHKRESA)

Shkruar nga Newsbomb
Fenomeni i gjyqtarëve "infekton" dhe kryebashkiakët,
Albert Mëlyshi, kryetar i Bashkisë Mirditë

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Mirditë, aktivistja e njohur Rigerta Loku Tushaj, ka publikuar në llogarinë e saj një kërkesë që ka mbërritur në institucion nga kryetari demokrat i kësaj bashkie, ku kërkohet tani në fund të muajit Shtator, që të rriten pagat e administratës dhe efekti të fillojë nga Janari 2026, pra 9 muaj më herët.

Mesa duket, fenomeni i rritjes së pagave i nisur këtë muaj nga magjistratët e Republikës, ka "infektuar" edhe kryebashkiakët, me Albert Mëlyshin e Mirditës që do të marrë rrogë rreth 2.5 milionë lekë të vjetra në muaj; përgjegjësi i sektorit 1 milionë dhe Sekretari rreth 1.8 milionë.

"Që ta sqaroj mirë, unë jam pro vetëm rritjes së pagave të specialistëve", shkruan këshilltarja Rigerta Loku Tushaj, por thotë se ligji ka kufi minimal dhe maksimal. Sipas saj, në Mirditë drejtuesit kanë parë vetëm kufirin maksimal.

"Ligji detyron në një farë mënyre bashkitë që pagat e listuara të jenë në kufijtë e përcaktuar aty.  Ama nuk detyron asnjë të zgjedhë maksimumin!  Kryetari i bashkisë dhe sekretari i përgjithshëm, marrin prej kohësh një rrogë të mirë dhe mbi nivelin mesatar të jetesës në bashkinë tonë.

Për herë të dytë brenda mandatit kërkojnë rritje page, ndërsa nuk lënë rast pa përmendur sa e varfër dhe e vjedhur është bashkia jonë", shkruan këshilltarja, teksa thekson se Këshilli Bashkiak i Mirditës nuk ka fonde për të mbuluar rritjen dhe kryetari e sekretari nuk kanë paraqitur relacion se ku do i gjejnë paratë.

"Ne nuk kemi aq të ardhura anash sa të shtojmë pagat gati në fundvit dhe për gjithë vitin.  Gjithsesi kjo kërkesë nuk është shoqëruar me një relacion financiar se nga ku Zotin do ti marrim gjithë këto lek. Në mbledhjen e fundit ku rrogat u rritën për personelin e çerdheve ( rritje minimale )dhe që efektet të nisnin nga 1 janari, zyra e financës me ngulm theksoi se nuk ka financa ( janë pamjet filmike në arkiv)", shkruan aktivistja Rigerta Loku Tushaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese