Celebrities Gossip Showbiz

Brad Pitt pozon me të dashurën 29 vite më të re, Ines de Ramon!

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, kanë tërhequr sërish vëmendjen gjatë një paraqitjeje publike së bashku.

Aktori 62-vjeçar u shfaq krah 33-vjeçares në Festivalin e Filmit në San Sebastian, ku mori pjesë në premierën e filmit të tij të ri, “Heart of the Beast”. Diferenca prej 29 vitesh mes çiftit vijon të jetë një nga detajet që tërheq më shumë vëmendje sa herë që ata shfaqen së bashku.

Për këtë mbrëmje, Ines zgjodhi një fustan të gjatë të gjelbër prej dantelle, me dekolte të theksuar dhe pjesë transparente, ndërsa flokët i kishte mbledhur në një topuz elegant.

Nga ana tjetër, Brad Pitt u shfaq me një pamje që mori jo pak vëmendje. Aktori ka eksperimentuar gjithnjë e më shumë me stilin e tij vitet e fundit, duke u larguar nga veshjet klasike dhe duke zgjedhur kombinime më të guximshme e më të relaksuara.

Në një intervistë të mëparshme për “Esquire”, Pitt kishte folur për mënyrën se si ka ndryshuar raporti i tij me modën me kalimin e viteve.

Sa më shumë plakesh, bëhesh më i paduruar dhe rehatia bëhet gjithnjë e më e rëndësishme

-kishte thënë ai.

Aktori kishte shtuar me humor:

Mendoj se është shumë e thjeshtë. Nëse kam ndonjë stil, ai është ‘pa stil’.

Pitt ka shpjeguar gjithashtu se për të rëndësi të veçantë kanë materialet dhe detajet e veshjeve, më shumë sesa tendencat e momentit.

Më pëlqen thjeshtësia. Për mua rëndësi kanë detajet e qepjeve dhe mënyra se si materiali ndihet në lëkurë. Ky është në fakt kriteri im i vetëm

-kishte deklaruar ai.

Duke folur për mënyrën se si zgjedh veshjet, aktori kishte shtuar:

Nëse afrohesh, do t’i shohësh detajet. Më pëlqen mënyra se si ndihet astari. Kjo është e rëndësishme për mua. Është shumë lodhëse të ndjekësh tendencat. I urrej edhe reklamat, thjesht nuk dua të jem një reklamë që ecën.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë lidhur romantikisht që prej vitit 2022 dhe, pavarësisht interesit të madh të publikut, kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien kryesisht larg vëmendjes mediatike.

Çifti bëri paraqitjen e parë në tapetin e kuq së bashku në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2024. Që atëherë, ata janë fotografuar në disa evente dhe udhëtime, ndërsa lidhja e tyre ka vijuar të jetë në qendër të vëmendjes.

Vetë Pitt ka treguar se nuk dëshiron ta planifikojë apo kontrollojë mënyrën se si zhvillohet marrëdhënia e tij.

Jo, nuk është aq e kalkuluar

-kishte thënë ai për “GQ”.

Të jetosh në atë mënyrë do të ishte rraskapitëse. Të bësh vazhdimisht llogari të tilla? Jo. Jeta thjesht ndodh. Marrëdhëniet zhvillohen

-ishte shprehur aktori.