25 Shtator 2026, 07:29
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa paralelisht edhe shkalla e miratimit të aplikimeve nga bankat u përmirësua.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, bankat raportuan se morën gjithsej 90,380 aplikime për kredi në gjysmën e parë të këtij viti.
Numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat është rritur me rreth 23%, si krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar ashtu edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo ecuri është mbështetur kryesisht nga rritja e kërkesës për financim nga individët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Konkretisht, numri i aplikimeve nga individët është rritur me 22.2% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025 dhe me 20.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa aplikimet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë rritur përkatësisht me 42.3% dhe 80.3%.
Në të kundërt, numri i aplikimeve nga kategoria ndërmarrje të tjera (përgjithësisht përfshihen ndërmarrjet e mëdha) ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.6% në terma gjashtëmujorë, por mbetet 7.4% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga aplikimet e marra në shqyrtim gjatë periudhës, 30.4% janë refuzuar nga bankat. Norma e refuzimit ka pësuar rënia krahasuar me nivelin prej 31.6% në gjysmës së dytë të vitit të kaluar.
Norma më e lartë e refuzimit paraqitet tek aplikimet për kredi të individëve, me 32.4%, pastaj vijon ajo për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 12.7% dhe vlera më e ulët e normës së refuzimit shfaqet për ndërmarrjet e tjera (të mëdha) me 2.6%.
Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, norma totale e refuzimit ka rënë me 1.1 pikë përqindjeje, ndërsa mbetet vetëm 0.5 pikë përqindjeje më e lartë se një vit më parë. Rënia e normës së refuzimit është vërejtur në të tre segmentet e klientëve, por ka qenë më e theksuar në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku treguesi ka zbritur me 2 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.
Gjithashtu, norma e refuzimit është ulur edhe për individët dhe për kategorinë “ndërmarrje të tjera”, me përkatësisht 1.1 dhe 0.9 pikë përqindjeje. Këto zhvillime sugjerojnë një lehtësim të moderuar të normës së refuzimit në nivel sistemi.
Në bankat me kapital vendas, norma e përgjithshme e refuzimit është rritur në 11.1%, nga 8.0% në gjashtëmujorin e kaluar dhe 9.1% një vit më parë. Kjo ecuri është ndikuar kryesisht nga rritja e normës së refuzimit në segmentin e individëve, ku treguesi është rritur në 12.3% (nga 8.7% në gjashtëmujorin e kaluar), si dhe nga një rritje më e lehtë në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në 7.8% (nga 7.1%).
Në të kundërt, norma e refuzimit për kategorinë “ndërmarrje të tjera” ka rënë në 2.8%, duke konfirmuar vijimin e mbështetjes së këtij segmenti.
Në bankat me kapital të huaj, norma e përgjithshme e refuzimit ka mbetur pothuajse e pandryshuar, në 38.3%, kundrejt 38.2% në gjashtëmujorin e kaluar. Megjithatë, zhvillimet ndryshojnë sipas segmenteve të klientëve.
Në veçanti, norma e refuzimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka rënë në 19.4%, nga 21.3% në gjashtëmujorin e kaluar dhe 20.2% një vit më parë, duke sinjalizuar një lehtësim të qëndrimit kreditues ndaj këtij segmenti. Nga ana tjetër, norma e refuzimit për individët ka mbetur pothuajse e pandryshuar, në 39.8%, ndërsa për kategorinë “ndërmarrje të tjera” ka zbritur lehtë në 2.4%./Monitor
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjasht...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 23:19
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë zënë mat deputetin socialist Bledi Çuçi, gjatë marshimit të tyre. Sapo e k...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:10
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e 117-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cil&eu...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:05
G.M
Vlora Hyseni
TIRANA- Çështja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni ka rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtar...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:00
E.d
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se në makinë e Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim, jan&...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:50
E.d
Kodiana Lala
TIRANA- Gazetarja investigative, Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish- drejtoreshës së...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:44
Elton Qyno
Ergys Agasi
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkenco...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:29
E.d
Vlora Hyseni
TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga seanca për Vlora Hysenin, e cila u zhvillua ditën e sotme. E ...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:14
e.dd
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit në d...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:04
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një tjetër skandal ushqimor është rregjistruar ditën e sotme, ku një sasi açugesh të ...