25 Shtator 2026, 07:32
Nga E. D

TIRANË- Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre, ndërsa shpërndarja e produkteve të sigurimit do t’u nënshtrohet kërkesave të përforcuara për mbrojtjen e konsumatorit.
Këto janë dy prej ndryshimeve kryesore që parashikon projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, i prezantuar në takimin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, në tryezë me drejtues të shoqërive të sigurimit.
Sipas njoftimit zyrtar të AMF-së, projektligji synon përafrimin me kuadrin evropian Solvency II dhe Direktivën për Shpërndarjen e Sigurimeve (IDD).
Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive së vuri theksin te përgatitja e tregut për zbatimin e reformës.
“Kjo reformë nuk duhet parë vetëm në dimensionin e përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit evropian. Për Autoritetin, ajo përbën një mundësi për të forcuar më tej qëndrueshmërinë e tregut të sigurimeve, standardet e qeverisjes, administrimin e rreziqeve, transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, theksoi znj Xhemali, duke nënvizuar nevojën për angazhim, planifikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Autoritetit dhe industrisë së sigurimeve.
Gjatë prezantimit të draft ligjit z. Timo Broszeit eksperti i Bankës Botërore theksoi se Solvency II e vendos qeverisjen koorporative në thelb të regjimit të ri. Administrimi i rrezikut duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes strategjike të shoqërisë, duke rritur përgjegjësinë e organeve drejtuese për qëndrueshmërinë financiare dhe mbrojtjen e të siguruarve.
Drejtoresha Xhemali vlerësoi mbështetjen e Bankës Botërore me financim të SECO të qeverisë zviceriane që kanë asistuar Autoritetin gjatë procesit të hartimit të projektligjit, për ekspertizën dhe kontributin e tyre, në përgatitjen e një kuadri ligjor të përafruar me kërkesat evropiane, si dhe kontributin në adresimin e çështjeve që lidhen me zbatimin e tij në kontekstin e tregut shqiptar të sigurimeve.
Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve, diskutuan mbi pritshmëritë e tyre nga ky proces, shkëmbimin e eksperiencave me shoqëritë që kanë avancuar në këtë drejtim si pjesë e grupeve ndërkombëtare, si dhe angazhimin për mbështetjen e kësaj reforme me fokus tek ngritja e kapaciteteve dhe digjitalizimi./Monitor
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera n&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:29
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij v...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjasht...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 23:19
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë zënë mat deputetin socialist Bledi Çuçi, gjatë marshimit të tyre. Sapo e k...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:10
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e 117-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cil&eu...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:05
G.M
Vlora Hyseni
TIRANA- Çështja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni ka rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtar...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:00
E.d
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se në makinë e Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim, jan&...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:50
E.d
Kodiana Lala
TIRANA- Gazetarja investigative, Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish- drejtoreshës së...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:44
Elton Qyno
Ergys Agasi
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkenco...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:29
E.d
Vlora Hyseni
TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga seanca për Vlora Hysenin, e cila u zhvillua ditën e sotme. E ...