Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Kryesia e tij do të zhvillojë sot mbledhjen e parë për legjislaturën e 11-të.
Të lidhura
None found
Takimi është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe është caktuar të fillojë në orën 11:00. Në të pritet të marrin pjesë nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare, transmeton “Bota sot”.
Kjo mbledhje shënon vijimin e punës së institucioneve pas konstituimit të legjislativit.
Ndërkohë, të mërkurën, Gjykata Kushtetuese mori vendim për kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke konstatuar se Kuvendi ishte konstituuar pas afatit të përcaktuar.
