Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot
Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin jugor ku mëng...
Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin jugor ku mëng...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Dashi Sot duhet të mundoheni për të ruajtur balancat në çdo sferë dhe të caktoni se cilat janë përparësit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...

Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre, ndërsa shpërndarja e produkteve të sigurimit do t’u nënshtrohet kërkesave të përforcuara për mbrojtjen e konsumatorit.
Këto janë dy prej ndryshimeve kryesore që parashikon projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, i prezantuar në takimin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, në tryezë me drejtues të shoqërive të sigurimit.
Sipas njoftimit zyrtar të AMF-së, projektligji synon përafrimin me kuadrin evropian Solvency II dhe Direktivën për Shpërndarjen e Sigurimeve (IDD).
Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive së vuri theksin te përgatitja e tregut për zbatimin e reformës.
“Kjo reformë nuk duhet parë vetëm në dimensionin e përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit evropian. Për Autoritetin, ajo përbën një mundësi për të forcuar më tej qëndrueshmërinë e tregut të sigurimeve, standardet e qeverisjes, administrimin e rreziqeve, transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, theksoi znj Xhemali, duke nënvizuar nevojën për angazhim, planifikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Autoritetit dhe industrisë së sigurimeve.
Gjatë prezantimit të draft ligjit z. Timo Broszeit eksperti i Bankës Botërore theksoi se Solvency II e vendos qeverisjen koorporative në thelb të regjimit të ri. Administrimi i rrezikut duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes strategjike të shoqërisë, duke rritur përgjegjësinë e organeve drejtuese për qëndrueshmërinë financiare dhe mbrojtjen e të siguruarve.
Drejtoresha Xhemali vlerësoi mbështetjen e Bankës Botërore me financim të SECO të qeverisë zviceriane që kanë asistuar Autoritetin gjatë procesit të hartimit të projektligjit, për ekspertizën dhe kontributin e tyre, në përgatitjen e një kuadri ligjor të përafruar me kërkesat evropiane, si dhe kontributin në adresimin e çështjeve që lidhen me zbatimin e tij në kontekstin e tregut shqiptar të sigurimeve.
Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve, diskutuan mbi pritshmëritë e tyre nga ky proces, shkëmbimin e eksperiencave me shoqëritë që kanë avancuar në këtë drejtim si pjesë e grupeve ndërkombëtare, si dhe angazhimin për mbështetjen e kësaj reforme me fokus tek ngritja e kapaciteteve dhe digjitalizimi./Monitor
Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin jugor ku mëng...
Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa paralelisht edh...
Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar tregojnë se, gjatë gjysmës së parë t&eum...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit rreth ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, duke pretenduar se çështja n...
Avokati Idajet Beqiri ka kritikuar SPAK në “Real Story” për mënyrën e veprimit ndaj dosjes së Ergys Agasit dhe lidhjen me i...
Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka paralajmëruar zhvillime të reja hetimore në lidhje me Kadastrën dhe Kë...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Opinion” mes analistit Albatros Rexhaj dhe gazetares Klodiana Lala. Debati u nd...
Në fillim të vitit 2022, Bordi i Drejtorëve të Bankës Kombëtare Tregtare thirri me urgjencë dhe në panik një mble...