
Sot, ditë e premte, vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Ai parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit.
Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar më shkarkesa elektrike, lokalisht breshër në male, në verilindje-lindje e juglindje reshje në formën e flokëve të borës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e zonave luginore, ajo fiton shpejtësi deri në 17m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
