Politikë
Rama në Nju Jork, mban sot fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në kuadër të vizitës së tij në Nju Jork.
Sipas agjendës së publikuar, Rama pritet të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme rreth orës 16:20, ndërsa fjalimi i tij është planifikuar rreth orës 17:00.
Kryeministri shqiptar ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë kësaj vizite, Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




