Për ditën e sotme (25 shtator) vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm. Vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Vranësirat shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën tjetër të territorit.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar më shkarkesa elektrike e lokalisht breshër në male në verilindje-lindje e juglindje, si edhe reshje në formën e flokëve të borës.
Era fryn me drejtim kryesor juglindje – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht asaj veriperëndimorë e zonave luginore, deri në 17 m/s
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.