“Nuk kemi qenë kurrë më mirë”, Trump dhe Xi darkë në Shtëpinë e Bardhë, mesazhe për një epokë të re SHBA-Kinë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping shkëmbyen mesazhe për bashkëpunim dhe stabilitet gjatë një darke zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.
Trump deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk kanë qenë kurrë më të mira”, ndërsa Xi Jinping u shpreh se të dyja palët duhet të punojnë për të gjetur një mënyrë të re bashkëjetese mes fuqive të mëdha.
Në darkën zyrtare morën pjesë më shumë se 100 të ftuar, mes tyre emra të njohur të teknologjisë, biznesit dhe industrisë.
Gjatë fjalës së tij para të ftuarve, Xi Jinping theksoi se SHBA-ja dhe Kina mund të gjejnë pika të përbashkëta dhe se të dyja palët duhet të veprojnë me përgjegjësi.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një qasje të re në marrëdhëniet mes fuqive të mëdha.
Xi foli edhe për nevojën e ndërtimit të një marrëdhënieje të qëndrueshme strategjike mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Në fund të fjalës së tij, Xi ngriti një dolli për shëndetin e Donald dhe Melania Trump dhe për vazhdimin e përparimit në marrëdhëniet dypalëshe.
Donald Trump nga ana tjetër falenderoi Xi Jinping për vizitën në Shtetet e Bashkuara.
“Ne nuk kemi shkuar kurrë më mirë”, deklaroi Trump, duke iu referuar marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në fund të mbrëmjes, Trump i dhuroi Xi Jinping një skulpturë të një shqiponje, simbolin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Sipas Trump, dhurata simbolizonte “shpirtin e lirë dhe në ngritje të Amerikës”.
Në darkën zyrtare morën pjesë më shumë se 100 persona, mes tyre drejtues dhe themelues të kompanive të mëdha amerikane.
Në mesin e të ftuarve ishin Mark Zuckerberg, Sam Altman, Jeff Bezos dhe Elon Musk.
Në event morën pjesë gjithashtu Tim Cook i Apple, Jensen Huang i Nvidia, Larry Fink i BlackRock, Kelly Ortberg i Boeing dhe Stephen Schwarzman i Blackstone.
Prania e drejtuesve të kompanive të mëdha nënvizoi edhe rëndësinë ekonomike të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kinës.




