
Shqiptarët e diasporës në Nju Jork kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama i cili shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Ky i fundit pati edhe një përballje me njërin prej shqiptarëve i cili i kërkoi llogari për çmimet e kripura të hotelit ku po qëndronin ku një natë kushton deri në 15 mijë euro.
“Përshëndetje, ç’kërkoni këtu zoti Balla, zoti Bushati? Këtu është Edi Rama, tek ky hotel? S’keni turp? Taulant nuk keni turp, 15 mijë dollarë nata këtu?”- dëgjohet të shprehet shqiptari që ka filmuar videon.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, nxitoi të hynte brenda hotelit për t’ju shmangur protestuesit duke mos thënë asnjë fjalë. Versus.al


