• Kontakt
Friday, September 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Takimi Trump-Xi/ Nderime, paradë e bankete, por pak rezultate

08:59 : 25/09/2026
në BOTA

Presidenti kinez Xi theksoi gjatë deklaratës së shkurtër për shtyp në Shtëpinë e Bardhë çështjet konkrete, veçanërisht ekonominë dhe tregtinë: “Ne duhet të bashkëpunojmë me sinqeritet. Kina mbetet e hapur për kompanitë amerikane që duan të investojnë dhe të angazhohen në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, shpresoj që kompanitë kineze të trajtohen në mënyrë të drejtë në Shtetet e Bashkuara,” tha Xi në vizitën e tij në SHBA.

Presidenti kinez foli edhe për temën e ndjeshme të inteligjencës artificiale: Ai paralajmëroi se zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të mbetet nën kontroll dhe të vihet në shërbim të njerëzimit. Trumpi, përkundrazi, vuri theksin te potenciali i teknologjisë, duke folur për “superinteligjencën” si një mundësi për të nxitur paqen dhe prosperitetin në vitet dhe dekadat që vijnë.

Pak rezultate

Por ku janë rezultatet konkrete të këtij takimi? Përveç zgjatjes me dy muaj të asaj që mund të quhet një lloj “armëpushimi” në mosmarrëveshjet për tarifat doganore dhe tregtinë, si edhe angazhimit për të pezulluar deri më 10 janar tarifat e larta ndëshkuese dhe kufizimet e eksportit, çfarë është arritur realisht? Nuk u bënë të ditura përparime konkrete për temat më të debatueshme, nga inteligjenca artificiale dhe statusi i Tajvanit, te ndikimi i Kinës në Iran apo mbështetja kineze për Rusinë në luftën në Ukrainë. Mosmarrëveshjet mes SHBA-së dhe Kinës mbeten të shumta. Nga tregtia, çipat dhe inteligjenca artificiale deri te Tajvani, Irani dhe lufta në Ukrainë, lista e çështjeve konfliktuale është e gjatë dhe deri tani pa zgjidhje të qarta.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio theksoi se edhe mbajtja e hapur e kanaleve të komunikimit me Kinën, rivalin kryesor strategjik të SHBA-së, ka vlerë në vetvete. “Kjo është ekonomia e dytë më e madhe në botë, me një ushtri mjaft të fuqishme, e cila po kalon ndoshta procesin më të shpejtë të armatosjes në histori,” tha Rubio.

Lexo edhe:

“O Kriminel, o mafia”/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA (VIDEO)

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Ka kritika ndaj presidentit Trump për mënyrën e pritjes së presidentit kinez. Senatori demokrat Chris van Hollen u shpreh shumë ashpër: “Presidenti Trump bie vazhdimisht pre e një vetëmashtrimi. Ai përpiqet t’u bëjë lajka udhëheqësve autoritarë si Putini apo Xi, duke besuar se kështu mund të arrijë atë që dëshiron. Kjo është krejtësisht e gabuar. Trump mund ta konsiderojë veten negociatorin më të mirë në botë. Por fakti është se këta udhëheqës të huaj po i hedhin hi syve Shteteve të Bashkuara dhe po përfitojnë prej tyre.” Vizita e Xi Jinpingut nuk ka hasur vetëm në kritika nga demokratët. Edhe republikanë të afërt me Trumpin kanë shprehur rezerva ndaj ceremonive madhështore të organizuara për liderin kinez. “Nuk do t’i kisha këshilluar presidentit një pritje kaq pompoze për Xi Jinpingun”, tha senatori republikan Roger Wicker. /DW

Etiketa: donald trumpkineSHBAXi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“O Kriminel, o mafia”/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA (VIDEO)

08:10 : 25/09/2026
AKTUALITET

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:13 : 24/09/2026
AKTUALITET

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

20:31 : 24/09/2026
BOTA

Dy burrat më të fuqishëm në botë takohen në Shtëpinë e Bardhë, çfarë u diskutua

19:53 : 24/09/2026
BOTA

SHBA qetëson NATO-n: Rusia nuk ka asnjë plan lufte kundër Aleancës

22:24 : 23/09/2026
BOTA

Kush mungon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pse?

18:03 : 23/09/2026
Para

Në kulmin e krizës, Rama pritet të shtojë taksë të re për naftën

TË GJITHA

I mori 15 mijë euro polakes dhe e kërcënoi me fotot nudo, arrestohet shqiptari në Greqi

09:28 : 25/09/2026

Në kulmin e krizës, Rama pritet të shtojë taksë të re për naftën

09:10 : 25/09/2026

Takimi Trump-Xi/ Nderime, paradë e bankete, por pak rezultate

08:59 : 25/09/2026

Skandal/ Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, gjeste të turpshme në mes të kafenesë (VIDEO)

08:51 : 25/09/2026

Këmbimi valutor 25 shtator, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:32 : 25/09/2026

Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

08:15 : 25/09/2026

“O Kriminel, o mafia”/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA (VIDEO)

08:10 : 25/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com