Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit
Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zba...
Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zba...

Sipas kuadrit tonë ligjor, drejtori i SHISH-it emërohet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e kryeministrit. Kjo e bën kryeministrin një aktor të drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së personit që do të drejtojë Shërbimin Informativ.
Fakti që Rama e emëroi këshilltaren e tij të sigurisë, përpara se ta propozonte për drejtuese të SHISH-it, e bën edhe më të rëndë përgjegjësinë politike dhe institucionale të drejtuesit të sektit në qeverisje. Kjo, pasi pushteti politik nuk mund të shmangë pyetjet legjitime që lindin nga mënyra se si përzgjidhen dhe kontrollohen funksionarët që mbajnë postet më sensitive të shtetit, dhe që pastaj janë të akuzuar për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.
Në shkrimin e tij të sotëm “Pse arrestimi i kreut të SHISH është një dështim shtetëror”, Evarist Beqiri, studiues i shkëlqyer dhe ekspert i sigurisë, thekson se “Emërimi i një individi të shkarkuar më parë nga inteligjenca në Prishtinë dhe katapultimi i saj, në majë të inteligjencës në Tiranë, pa kaluar filtrat e ashpër të vetingut, tregoi se si elitat tona politike i përdorin shërbimet si shpërblim besnikërie.
Kështu u instalua “lidershipi i helmatisur”, një model ku besnikëria ndaj pushtetit zëvendësoi atë ndaj ligjit... Nëse inteligjenca kthehet në vegël qorre të pushtetit, shteti humbet busullën. Kjo ngjarje provon dramatikisht se teknologjia dhe pushteti vlejnë zero, pa institucione të forta dhe individë me integritet.”
Me Vlora Hysenin, këshilltare për sigurinë, të Edi Ramës dhe më pas propozuar për një post kaq të rëndësishëm, jo vetëm opozita, por mbarë opinioni publik dhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë mbi kriteret e përzgjedhjes, procesin e verifikimit dhe informacionin që ka shoqëruar këtë vendimmarrje si drejtuese e SHISH. Kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime konkrete: çfarë dinte kryeministri dhe dinin institucionet, kur e dinin dhe cilat procedura verifikimi u përdorën.
Në një shtet ligjor, këto pyetje janë pjesë e llogaridhënies publike. Pikërisht për shkak të rëndësisë së SHISH-it, çdo dyshim serioz që prek drejtimin e tij duhet të shoqërohet me transparencë të plotë institucionale. Përgjigjja duhet të vijë nga dokumentet, procedurat, kronologjia e verifikimeve dhe institucionet kompetente.
Nëse marrëdhëniet personale të Hysenit kanë krijuar mundësi për akses nga bota e krimit në informacion të klasifikuar, ndikim mbi burime informative, ndërhyrje në procedurat e SHISH-it apo orientim të vendimmarrjes së tij, ne këtu kemi problem të mprehtë dhe të madh të sigurisë kombëtare.
SHISH nuk është një institucion i zakonshëm administrativ. Informacioni që prodhon lidhet me sigurinë kombëtare, me krimin e organizuar, me terrorizmin, me rreziqet ndaj rendit kushtetues dhe me kërcënime të tjera strategjike. Për këtë arsye, çdo dyshim se një person jashtë strukturave të shtetit mund të ketë pasur ndikim mbi informacionin ose vendimmarrjen e shërbimit kërkon një verifikim shumë më të thellë sesa thjesht përcaktimi i natyrës së marrëdhënies personale.
Ne si deputetë, krahas kërkesës për dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit, për shkak të këij megaskandali, duhet të kërkojmë përgjigje për disa çështje me interes kombëtar:
A ka pasur krimi i organizuar akses, drejtpërdrejt ose nëpërmjet personave të tjerë, në informacion të klasifikuar ose të ndjeshëm të SHISH-it?; A ka ekzistuar ndonjë komunikim apo ndërmjetësim, përmes së cilit krimi i organizuar mund të ketë ndikuar në prioritetet operative ose informative të institucionit? A janë marrë vendime brenda SHISH-it, që mund të jenë ndikuar nga interesat e krimit të organizuar dhe a ka pasur raste kur informacioni i prodhuar nga SHISH është përcjellë te persona që nuk kishin të drejtë ta merrnin atë, duke interferuar me krimin e organizuar?
Këto janë pyetje që prekin drejtpërdrejt themelet e shtetit dhe interesin publik. Publikimi i bisedave personale nuk duhet të përdoret për të larguar vëmendjen nga thelbi, që konsiston në kryepyetjen: a janë cenuar sekretet shtetërore, siguria kombëtare dhe informacionet e shkëmbyera me partnerët ndërkombëtarë?
Nuk mjafton të përcaktohet, nëse ish-drejtuesja Hyseni ka pasur kontakte me persona të caktuar. Duhet të zbulohet, nëse këto kontakte kanë prodhuar pasoja konkrete të dëmshme për funksionimin e institucionit.
Duhet të verifikohet nëse zyrtarë të SHISH-it kanë lehtësuar kontakte të paautorizuara, nëse është fshehur ose manipuluar dokumentacion institucional, nëse informacione të rëndësishme nuk janë raportuar në zinxhirin përkatës, nëse është penguar ndonjë kontroll i brendshëm ose i jashtëm, apo nëse ka pasur ndërhyrje në ruajtjen e provave dhe gjurmëve dokumentare apo elektronike.
Çështja që kërkon verifikim të posaçëm është ajo e fshirjes së pamjeve filmike të takimeve. Nëse ekzistojnë regjistrime që, sipas rregullave të sigurisë, duhet të ruheshin dhe ato janë fshirë në mënyrë të parregullt, çështja nuk është thjesht teknike. Duhet të përcaktohet se kush kishte akses te sistemet e regjistrimit, kush autorizoi fshirjen, kur është bërë ajo dhe nëse janë respektuar procedurat e ruajtjes së të dhënave.
Asgjësimi i një raporti të brendshëm të vitit 2023 duhet të jetë pjesë e verifikimit. Duhet të përcaktohet çfarë statusi dokumentar kishte raporti, cilat ishin rregullat për ruajtjen e tij, kush kishte kompetencë për administrimin ose asgjësimin e dokumentit dhe nëse këto procedura janë zbatuar.
Nëse dokumenti përmbante të dhëna që lidhen me një rrezik të sigurisë, me një konflikt interesi ose me një informacion të rëndësishëm operacional, atëherë rëndësia e tij bëhet akoma dhe më e madhe.
Një tjetër çështje veçanërisht sensitive dhe e rëndë është kontraktimi, përmes procedurave sekrete, të personave të palicencuar për sigurinë informatike të SHISH-it. Hetimi duhet të përcaktojë nëse këta persona janë kontraktuar, çfarë autorizimesh dhe certifikimesh sigurie kanë pasur, në çfarë sistemesh kanë pasur akses dhe kush e ka autorizuar përfshirjen e tyre.
Në një institucion inteligjence, siguria kibernetike nuk është thjesht çështje e administrimit të një sistemi IT. Ajo lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e burimeve, komunikimeve, identiteteve, dokumenteve dhe informacionit të klasifikuar.
SHISH-i nuk funksionon i izoluar nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata amerikanë dhe të shërbimeve inteligjente të vendeve kryesore të Bashkimit Europian.
Bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve inteligjente bazohet në një parim themelor: besimin se informacioni i shkëmbyer do të ruhet, do të përdoret vetëm për qëllimet e autorizuara dhe do të mbrohet nga akseset e paautorizuara.
SHISH-i është pjesë e këtij rrjeti bashkëpunimi. Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE, bashkëpunon me partnerë të shumtë në fushat e sigurisë kombëtare, terrorizmit, krimit të organizuar, kundër spiunazhit dhe kërcënimeve hibride.
Prandaj, nëse një hetim do të provonte se informacioni i klasifikuar është ekspozuar ndaj personave të paautorizuar, çështja do të kishte potencialisht edhe dimension ndërkombëtar.
Në këtë drejtim, marrëdhëniet e sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të një rëndësie të veçantë. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe inteligjencës përfshin shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin kundër kërcënimeve që prekin të dyja vendet.
Në këtë kontekst, çdo dyshim për cenimin e informacionit të klasifikuar do të kërkonte verifikim të kujdesshëm, për të përcaktuar nëse informacioni i sigurisë, i marrë nga partnerët amerikanë, është prekur.
Vetëm një përgjigje e bazuar në prova mund të përcaktojë nëse ka pasur apo jo pasoja në marrëdhëniet e inteligjencës Shqipëri–SHBA, dhe kjo përgjigje u duhet bërë e njohur partnerëve amerikanë.
I njëjti parim vlen për bashkëpunimin me shërbimet e vendeve kryesore europiane. Franca, Gjermania, Italia dhe vende të tjera të BE-së kanë struktura të fuqishme të inteligjencës dhe të sigurisë me të cilat Shqipëria bashkëpunon në fusha të ndryshme.
Nëse informacioni i klasifikuar i shkëmbyer me këto vende do të ishte përfshirë në ndonjë incident sigurie, atëherë SHISH ka për detyrë të informojë partnerin përkatës nga BE-ja, duke e siguruar për siguri maksimale këtej e tutje. Këto janë çështje profesionale dhe institucionale, jo çështje që duhet të zgjidhen përmes deklaratave politike.
Nëse institucionet shqiptare reagojnë me hetim profesional, identifikojnë përgjegjësit, forcojnë kontrollet dhe garantojnë mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, kjo mund të shërbejë edhe si mekanizëm për rikthimin ose forcimin e besimit institucional.
Punonjësit e ndershëm dhe profesionistë të SHISH-it nuk duhen identifikuar me drejtuesit kriminalë. Ata duhet të mbrohen dhe të inkurajohen, që të bashkëpunojnë me drejtësinë.
Ju ftoj të gjithëve ju, edhe ju deputetë të shumicës, që ta trajtojmë këtë si çështje prioritare të sigurisë sonë kombëtare, me transparencë, kontroll institucional dhe përgjegjësi politike.
Si deputet i Partisë Demokratike, kërkoj hetim të plotë dhe të pavarur mbi çdo depërtim të mundshëm të krimit në SHISH, verifikimin e çdo informacioni të klasifikuar që mund të jetë cenuar ose shpërndarë në mënyrë të paligjshme, hetimin e zinxhirit drejtues dhe politik që lejoi ose mbuloi këtë situatë, informimin transparent të partnerëve të NATO-s për përmasat e cenimit të mundshëm, si dhe dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, jo vetëm si autokrati dhe shkatërruesi i Shqipërisë, por edhe si personi që e mori këshilltare dhe pastaj e propozoi Vlora Hysenin si drejtuesen e SHISH-it, dhe që mban përgjegjësinë kryesore fatale politike të këtij megaskandali.
V.o: Diskutim i përgatitur për t’u mbajtur në seancën e ditës së enjte, 24 shtator, e cila çuditërisht u mbyll pa diskutime deputetësh, të penguara nga kryetari Niko Peleshi./ CNA
48 orët e fundit një tjetër “bombë” ka plasur për publikun...
Kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra drejtuesen e S...
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Seli...
Kafka i gjorë! Në fillim e përdorte Erion Veliaj, kur Rama...
Njëri u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Tjetri nga...
Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës...
Tani që Gjykata e Lartë ka vendosur që Erion Veliaj të mbe...
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Për drejtësinë shqiptare qarkullojnë sot dy narrativa të g...
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe n...
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
A është kallëzimi penal ndaj një përfaqësuesi të pushtetit...
Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e ...
Në një material të dytë, publikuar dje, solla fakte të cil...
Refuzoj t’i bindem turmës dhe komenteve të militantëve që ...
Në një intervistë të zhvilluar dje me ish-deputetin Edmond...
Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llog...
Kjo është një nga ato situata ku propaganda bëhet aq e...
Protesta në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas me inicialet E.SH...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jonufër...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kr...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...