“Motoristi”/ Arrestohen dy persona në Lushnjë, shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit.
Në kuadër të operacionit “Motoristi” u vunë në pranga shtetasit E. Sh., 31 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës, duke përdorur motomjetin me të cilin shpërndante porosi ushqimi.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 318 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, fishekë për armë zjarri, 1 grirëse bimësh narkotike dhe 3 celularë, si dhe shtetasi S. Gj., 39 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 3 celularë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.




