Reforma territoriale, banorët e Patosit letër Kuvendit, ja çfarë kërkojnë

Aktualitet

-1002-0-bashkia-patos-6ab61d997b24f.jpg
Banorët e Patosit janë shprehur kundër planit të Partisë Socialist për reformën territoriale, që parashikon bashkimin e kësaj bashkie, me atë të Fierit.

Një përfaqësi e komunitetit, i është drejtuar me një letër Kuvendit, duke i kërkuar informacion dhe analizë të plotë, para se ky plan të miratohet. Në letër thuhet se komuniteti kërkon që bashkia të rruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

“Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos.

Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi: funksionalitetin e Bashkisë Patos; kapacitetin e saj administrativ; kapacitetin financiar; strukturën ekonomike të territorit; karakteristikat demografike; veçoritë gjeografike; aksesin e qytetarëve në shërbime; historinë administrative; identitetin shoqëror dhe kulturor; ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit; kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin; alternativat ndaj bashkimit.

Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore”, thuhet në letër.

ME TE LEXUARAT