Reforma territoriale - aktorë, avokatë e shkrimtarë kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë Patos

25 Shtator 2026, 09:50Politika TEMA
Reforma territoriale - aktorë, avokatë e shkrimtarë

Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë janë shprehur kundër shkrirjes së bashkisë së Patosit dhe bashkimit me Fierin.

Në një letër drejtuar kryetarit të kuvendit, komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale, kryetarit të grupit parlamentar të partisë socialiste ata shprehen se duhet të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi funksionalitetin e Bashkisë Patos; kapacitetin e saj administrative, strukturën ekonomike të territorit.

“Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos.

Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi:

funksionalitetin e Bashkisë Patos;

kapacitetin e saj administrativ;

kapacitetin financiar;

strukturën ekonomike të territorit;

karakteristikat demografike;

veçoritë gjeografike;

aksesin e qytetarëve në shërbime;

historinë administrative;

identitetin shoqëror dhe kulturor;

ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit;

kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin;

alternativat ndaj bashkimit.

Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore”, thuhet në letër.

Lini një Përgjigje