Sulmi në Banjskë, provokojnë serbët; nderojnë agresorët gjatë ndeshjes

25 Shtator 2026 | 09:48

Klubi serb i futbollit Crvena Zvezda ka publikuar një mesazh me tone nacionaliste në ditën e trevjetorit të sulmit të armatosur në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në kanalet zyrtare të klubit është publikuar mesazhi: “Lavdi e përjetshme heronjve të Banjskës”, përmes të cilit përkujtohen tre serbët e vrarë gjatë përleshjeve me Policinë e Kosovës.

Crvena Zvezda ka shpërndarë gjithashtu një fotografi nga koreografia e tifozëve të saj “Delije”, ku shihet mbishkrimi “Ende nënat lindin Obiliqë”, një referencë ndaj Milosh Obiliqit, figurë e traditës epike serbe.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur serb u përlesh me Policinë e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre persona lëndohen nga një shpërthim i fuqishëm në Athinë, vazhdojnë kërkimet për personat e bllokuar

Tre persona janë plagosur lehtë pas shembjes së një banese trekatëshe në lagjen Plaka të Athinës, pas një shpërthimi të fuqishëm të premten në mëngjes....
09:13 | 25/09/2026

E rëndë në Itali, 51-vjeçari shqiptar bie në gropën e ashensorit gjatë punës! Humb jetën 

Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Viktima është identifikuar si Altin Kokici. Mediat italiane raportojnë se...
22:03 | 24/09/2026

BE-ja në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit

Bashkimi Evropian në trevjetorin e sulmit në Banjskë ka rikujtuar se ky ka qenë një kërcënim serioz i sigurisë në rajon dhe ka kërkuar nga...
15:30 | 24/09/2026