Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u tha gazetarëve në Nju Jork se do të japë dorëheqjen të dielën, rreth orës 8 të mbrëmjes. Ai shtoi se do ta arsyetojë vendimin me një deklaratë të gjatë për popullin serb. "Do jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje. Do t'ju telefonoj të gjithëve dhe do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër", tha Vuçiç. Presidenti serb e ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të lobuar kundër sanksioneve të vendosura ndaj industrisë serbe të naftës. Vuçiç nuk sqaroi sa i suksesshëm ka qenë ky lobim deri më tani, por tha se në fillim të javës tjetër mund të flasë nëse është gjetur një zgjidhje apo jo.