Deco e konfirmon, Barcelona do të tentojë sërish për të transferuar Lautaron

Barcelona e kishte seriozisht në konsideratë Lautaro Martinez gjatë merkatos së verës. Pas refuzimit të Atletico Madrid për Julian Alvarez, klubi katalanas e zhvendosi vëmendjen te sulmuesi argjentinas i Interit, të cilin e shihte si një nga kandidatët kryesorë për të pasuar Robert Lewandowskin.

Megjithatë, ideja e transferimit të “El Toro” në Barcelonë nuk mori kurrë dritën jeshile nga Interi. Zikaltërit nuk ishin të gatshëm të diskutonin largimin e kapitenit të tyre, ndërsa vetë Lautaro kishte konfirmuar më herët se interesimi i Barcelonës ishte real.

Tashmë, edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar detaje të reja rreth kësaj piste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lautaro është një lojtar spektakolar, një idhull i Interit, kapiteni i klubit dhe një legjendë”, deklaroi Deco, duke konfirmuar vlerësimin e madh që klubi katalanas ka për sulmuesin argjentinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ish-mesfushori portugez shpjegoi se Barcelona vendosi të mos e çonte më tej çështjen sapo kuptoi që Interi nuk kishte dëshirë të hapte negociatat.

“Për respekt ndaj tij dhe ndaj klubit, sapo u informuam se ata nuk dëshironin të hapnin negociatat, u tërhoqëm dhe nuk e çuam më tej çështjen. Gjithmonë përpiqemi t’i bëjmë gjërat në mënyrën më korrekte dhe transparente”, u shpreh Deco.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?