“I kanë fikur radarin”/ Publikohet videoja, rrihet në mes të rrugës shefi i Komisariatit
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video...
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video...

Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha ekonomitë e përfshira në Indeksin e Zhvillimit të Udhëtimit dhe Turizmit 2026 të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), duke rritur rezultatin me 7% krahasuar me vitin 2024.
Sipas raportit të ri Travel & Tourism Development Index 2026, përmirësimi i Shqipërisë është mbështetur nga zhvillimet në shërbimet dhe infrastrukturën turistike, transportin ajror, si dhe infrastrukturën tokësore dhe portuale. WEF vlerëson se këto përmirësime e kanë ndihmuar vendin të shndërrojë rritjen e kërkesës nga vizitorët në rritje të sektorit të turizmit.
Shqipëria u rendit në vendin e 53-të në botë në 2026-n, me një përmirësim prej 10 vendesh, ndërsa nga 2019-a është ngjitur me 20 pozicione. Sipas raportit, “Përmirësimi u nxit nga zhvillimet në shërbimet dhe infrastrukturën turistike, transportin ajror, si dhe infrastrukturën tokësore dhe portuale – elemente bazë që përmirësojnë aksesin dhe kapacitetin e shërbimit, duke i ndihmuar destinacionet ta kthejnë rritjen e kërkesës nga vizitorët në rritje të turizmit”.
Raporti shton se përballueshmëria e çmimeve mbetet një avantazh i rëndësishëm për shumë destinacione. “Vende si Shqipëria kanë përfituar duke u ofruar vizitorëve një alternativë më të përballueshme krahasuar me destinacionet fqinje, ndërsa vazhdojnë të ofrojnë një përvojë turistike tërheqëse.
Megjithatë, ruajtja e konkurrueshmërisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi inflacioni, rritja e kostove të punës dhe transporti më i shtrenjtë po ushtrojnë presion mbi çmimet në të gjithë sektorin. Për këtë arsye, destinacionet duhet të forcojnë edhe burime të tjera të avantazhit konkurrues, krahas çmimeve të përballueshme”, rekomandon forumi.
Indeksi i WEF nuk mat vetëm numrin e turistëve që vizitojnë një vend. Ai vlerëson kushtet që mundësojnë zhvillimin afatgjatë të turizmit, përmes faktorëve që lidhen me mjedisin e biznesit, sigurinë, burimet njerëzore, hapjen ndërkombëtare, konkurrueshmërinë e çmimeve, transportin, infrastrukturën turistike, burimet natyrore dhe kulturore dhe qëndrueshmërinë.
Në vendet e rajonit dhe Europës, që janë konkurrente në turizëm, Kroacia u rendit në vendin e 46-të, ndërsa Italia është në pozicionin e dhjetë. Serbia është në vendin e 68-të, Maqedonia e Veriut në atë të 81-in. Mali i Zi nuk është përfshirë këtë vit në renditje.
Në nivel global, zhvillimi i kushteve për turizmin është përmirësuar në pjesën dërrmuese të vendeve. Nga 110 ekonomitë e renditura në indeksin e vitit 2026, 92% kanë rritur rezultatin krahasuar me vitin 2024, ndërsa rezultati mesatar është rritur me 2%, ritmi më i shpejtë i përmirësimit që nga viti 2019.
Përmirësimi më i fortë rajonal është regjistruar në Azi-Paqësor, ku rezultati mesatar u rrit me 3.6%, dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, me një rritje prej 2.5%.
Shtatë nga dhjetë ekonomitë me përmirësimin më të madh janë vende në zhvillim të rajonit Azi-Paqësor. Laosi rriti rezultatin me 6.1%, Malajzia me 5.8% dhe Tajlanda me 5.6%. Shqipëria, me rritjen prej 7%, i tejkaloi edhe këto ekonomi.
WEF vëren se ekonomitë e mëdha turistike në zhvillim po e përmirësojnë konkurrueshmërinë e tyre më shumë se dy herë më shpejt se 20 vendet kryesuese të indeksit. Çmimet konkurruese, pasuritë natyrore dhe modele më të qëndrueshme të kërkesës turistike renditen ndër faktorët që po i favorizojnë këto tregje.
Megjithatë, ekonomitë e zhvilluara vazhdojnë të dominojnë pjesën e sipërme të renditjes. Japonia është ngjitur me dy vende dhe ka marrë pozicionin e parë, duke kaluar Shtetet e Bashkuara. Australia është ngjitur gjithashtu me dy pozicione, në vendin e katërt pas Spanjës. Kina mbetet në vendin e tetë dhe është e vetmja ekonomi që nuk klasifikohet si e zhvilluar mes dhjetë vendeve të para.
Europa dhe Euroazia mbeten rajoni me rezultatet më të larta në përgjithësi, me Spanjën, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën dhe Italinë ndër vendet europiane që dominojnë pjesën e sipërme të indeksit.
Rritja e turizmit global ka qenë e fortë edhe në numrin e udhëtarëve. Në vitin 2025 u regjistruan 1.5 miliardë mbërritje turistike ndërkombëtare, 5% më shumë se në 2024 dhe 4.4% mbi nivelin e vitit 2019. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026, rreth 307 milionë persona udhëtuan jashtë vendit të tyre.
Kontributi i udhëtimit dhe turizmit në ekonominë botërore arriti një rekord prej 11.6 trilionë dollarësh në vitin 2025, me rritje 4.1% ndaj një viti më parë. Sektori mbështeti rreth 366 milionë vende pune, ose afërsisht një në çdo dhjetë vende pune në botë.
Nga 17 shtyllat që përbëjnë indeksin, 14 u përmirësuan midis viteve 2024 dhe 2026. Rritjen më të madhe e regjistruan burimet kulturore, me 9.6%, ndërsa më shumë se 95% e ekonomive përmirësuan rezultatin në këtë tregues. Infrastruktura turistike dhe lidhjet ajrore ishin gjithashtu ndër fushat me përmirësimet më të mëdha.
Edhe burimet natyrore shënuan një rritje mesatare prej 4.1%, ndërsa 96% e ekonomive të analizuara përmirësuan rezultatin. Nga 30 ekonomitë që renditen më lart për burimet natyrore, 20 janë ekonomi në zhvillim ose ekonomi emergjente, kryesisht në Amerikën Latine dhe në rajonin Azi-Paqësor.// Monitor
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...
Pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga kompanitë e siguri...
Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka ësht...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rrit...
Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën ...
Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart ...
Operatorët celularë duhet të vendosin limit financiar për ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 79.7 lekë dhe...
Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankë...
Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të...
Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth...
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri histori...
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë d...
Anëtarët e fondeve private të pensioneve pritet të kenë më...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, z...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po pëson rënie të mëtej...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas me inicialet E.SH...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jonufër...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kr...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...