“I kanë fikur radarin”/ Publikohet videoja, rrihet në mes të rrugës shefi i Komisariatit
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video...
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video...

Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhështor shtetëror u prit Xi. Donald Trump theksoi marrëdhënien e tij personale me Xi Jinping-un, për të cilin tha se kanë ndërtuar "një miqësi vërtet të shkëlqyer”.
Presidenti kinez Xi theksoi gjatë deklaratës së shkurtër për shtyp në Shtëpinë e Bardhë çështjet konkrete, veçanërisht ekonominë dhe tregtinë: "Ne duhet të bashkëpunojmë me sinqeritet. Kina mbetet e hapur për kompanitë amerikane që duan të investojnë dhe të angazhohen në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, shpresoj që kompanitë kineze të trajtohen në mënyrë të drejtë në Shtetet e Bashkuara,” tha Xi në vizitën e tij në SHBA.
Presidenti kinez foli edhe për temën e ndjeshme të inteligjencës artificiale: Ai paralajmëroi se zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të mbetet nën kontroll dhe të vihet në shërbim të njerëzimit. Trump, përkundrazi, vuri theksin te potenciali i teknologjisë, duke folur për "superinteligjencën” si një mundësi për të nxitur paqen dhe prosperitetin në vitet dhe dekadat që vijnë.
Pak rezultate
Por ku janë rezultatet konkrete të këtij takimi? Përveç zgjatjes me dy muaj të asaj që mund të quhet një lloj "armëpushimi” në mosmarrëveshjet për tarifat doganore dhe tregtinë, si edhe angazhimit për të pezulluar deri më 10 janar tarifat e larta ndëshkuese dhe kufizimet e eksportit, çfarë është arritur realisht?
Nuk u bënë të ditura përparime konkrete për temat më të debatueshme, nga inteligjenca artificiale dhe statusi i Tajvanit, te ndikimi i Kinës në Iran apo mbështetja kineze për Rusinë në luftën në Ukrainë.
Mosmarrëveshjet mes SHBA-së dhe Kinës mbeten të shumta. Nga tregtia, çipat dhe inteligjenca artificiale deri te Tajvani, Irani dhe lufta në Ukrainë, lista e çështjeve konfliktuale është e gjatë dhe deri tani pa zgjidhje të qarta.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se edhe mbajtja e hapur e kanaleve të komunikimit me Kinën, rivalin kryesor strategjik të SHBA-së, ka vlerë në vetvete. "Kjo është ekonomia e dytë më e madhe në botë, me një ushtri mjaft të fuqishme, e cila po kalon ndoshta procesin më të shpejtë të armatosjes në histori,” tha Rubio.
Ka kritika ndaj presidentit Trump për mënyrën e pritjes së presidentit kinez. Senatori demokrat Chris van Hollen u shpreh shumë ashpër: "Presidenti Trump bie vazhdimisht pre e një vetëmashtrimi. Ai përpiqet t'u bëjë lajka udhëheqësve autoritarë si Putini apo Xi, duke besuar se kështu mund të arrijë atë që dëshiron.
Kjo është krejtësisht e gabuar. Trump mund ta konsiderojë veten negociatorin më të mirë në botë. Por fakti është se këta udhëheqës të huaj po u hedhin hi syve Shteteve të Bashkuara dhe po përfitojnë prej tyre.”
Vizita e Xi Jinping-ut nuk ka hasur vetëm në kritika nga demokratët. Edhe republikanë të afërt me Trump-in kanë shprehur rezerva ndaj ceremonive madhështore të organizuara për liderin kinez. "Nuk do t'i kisha këshilluar presidentit një pritje kaq pompoze për Xi Jinping-un”, tha senatori republikan Roger Wicker./ DW
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Dhjetëra delegatë kanë braktisur sallën e Asamblesë së Për...
Një kompani amerikane që i ofroi Pentagonit dhe agjencive ...
Një total, prej 781 personash kanë kaluar Kanalin Anglez m...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar s...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se Krem...
Presidenti i Bjellorusisë. Alexander Lukashenko ka falur 1...
Tetë ditë nga dënimi me burgim të përgjithshëm prej 81 vje...
Presidenti amerikan Donald Trump, me udhëheqësin kinez Xi ...
Disa organizata kryesore kërkimore ekonomike gjermane njof...
Përpjekjet e Evropës për të ndërtuar mbi modele të suksess...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në Shtëpinë e ...
Shërbimet e inteligjencës së SHBA-së kanë ndarë një raport...
Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë t...
Mercedes-Benz ka paralajmëruar se mund të mbyllë dy fabrik...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi nga foltor...
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka ndarë në një po...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “s...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas me inicialet E.SH...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jonufër...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kr...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...