Video · Lifestyle
Gjellë me bamje pa mish, thjesht dhe shpejt nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Një gjellë e shijshme, e lehtë dhe plot aromë, kjo recetë me bamje pa mish përgatitet thjesht dhe shpejt. Me perime të freskëta, vaj ulliri dhe erëza, është zgjedhje ideale për një vakt të shëndetshëm dhe të ngrohtë familjar.
Përbërësit:
- 500 g bamje
- 1 qepë mesatare
- 1 spec i kuq
- 1 domate
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz
- Spec djegës
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja:
Vendosim bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull. Më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe presim pjesën fundore.
Reklamë
Kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë specin e kuq dhe më pas bamjet, domaten e grirë në rende dhe salcën e domates.
E trazojmë mirë dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe hudhër. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare.
Më shumë video
Reklamë




