Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës. Sipas hetimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, babë e bir dhe punonjësit të një servisi, Danjel Pikuli.
herri ka ardhur pasi babë e bir, Gjergj dhe Seldo Voci kishin dërguar automjetin për riparim dhe më pas janë konfliktuar për pagesën e shërbimit.
Të lidhura
None found
Pagesa për riparimin e mjetit duket se është bërë mollë sherri mes tyre, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Gjatë sherrit, Daniel Pikuli ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, dy personat e dyshuar për ngjarjen, babë e bir janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.
Po ashtu, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e konfliktit, ku tre personat dyshohet se janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike.
Më pas, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ndaj Pikulit. Pas ngjarjes, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet tip Volkswagen.
Policia ka mundur t’i gjurmojë lëvizjet e mjetit deri në Shënkoll të Lezhës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Laç, me qëllim dokumentimin e itinerarit të ndjekur pas largimit nga vendi i ngjarjes.
Sakaq, Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të shpallur në kërkim.
