Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku në fjalën e tij u ndal te rëndësia e paqes, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive për brezat e ardhshëm.
Rama e cilësoi pjesëmarrjen në këtë forum si një “nder të veçantë dhe privilegj”, duke vlerësuar rolin e tij në bashkimin e ideve, njohurive dhe përvojave nga burime të ndryshme.
“Dua të them se është një nder i veçantë dhe privilegj t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme”, u shpreh kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se paqja nuk duhet konsideruar thjesht si një rezultat diplomatik, por si një faktor i domosdoshëm për krijimin e kushteve të zhvillimit ekonomik.
“Paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur”, deklaroi ai.
Kryeministri u ndal edhe te përgjegjësia ndaj brezave të ardhshëm, duke e lidhur progresin me mundësitë që u lihen atyre që vijnë pas nesh.
“Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh. Dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, u shpreh Rama.
Zbardhen prapaskenat e darkës Trump-Xi në Shtëpinë e Bardhë, emrat e fuqishëm që u ulën në të njëjtën tryezë
Iran, Teherani propozon një plan 7-ditor për hapjen e Hormuzit
SHBA kërkon masa ndaj kompanive kineze që mbështesin Iranin
- 10:22 Shpallen në kërkim babë e bir për plagosjen me armë një ditë më parë në Lezhë
- 10:15 Terapi dhe rehabilitim, robotët testohen për të ndihmuar të moshuarit në Paris
- 09:57 Papa Leo XIV nis vizitën e parë në Francë
- 09:51 Zbardhen prapaskenat e darkës Trump-Xi në Shtëpinë e Bardhë, emrat e fuqishëm që u ulën në të njëjtën tryezë
- 09:48 Sulmi në Banjskë, provokojnë serbët; nderojnë agresorët gjatë ndeshjes
- 09:41 Pse dhjetëra politikane italiane u shfaqën në Parlament në të njëjtën ditë të veshura me minifunde?