E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja me armë në Lezhë, shpalle në kërkim babë e bir

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Manati të Lezhës. Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, babë e bir, dhe punonjësit të një servisi, Danjel Pikuli.

Sipas të dhënave, babë e bir Bebi (Gjergj) Voci dhe Ariseldo Voci, kishin dërguar automjetin për riparim dhe janë konfliktuar për pagesën e shërbimit. Kjo dyshohet se ka sjellë përplasjen me punonjësin e servisit, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, Daniel Pikuli ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMW”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Reklamë

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë, për autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të shtetasit D. P., mesditën e djeshme, në fshatin Manati, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të plagosjes, shtetasve: B. Gj. alias B. V., 47 vjeç, dhe A. V., 23 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Tresh, Lezhë.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 13:10, këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Lezhë, kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij. Si pasojë është plagosur 31-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMË”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.