Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosja në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim

    Arrestohen 2 persona në Lushnjë për shitje kokaine, sekuestrohet drogë dhe municion luftarak

    Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Plagosja në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim
    Aktualitet

    Plagosja në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim

    September 25, 2026
    Plagosja në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim

    Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si të dyshuar për plagosjen e ndodhur një ditë më parë pranë një servisi automjetesh.

    Gjergj dhe Seldo Voci dyshohet se janë autorët e plagosjes së Daniel Pikuli, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në bark pas një konflikti mes palëve.

    Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e konfliktit, ku tre personat dyshohet se janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike. Më pas, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ndaj Pikulit duke e lënë të plagosur.

    Pas ngjarjes, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet tip Volkswagen. Policia ka mundur t’i gjurmojë lëvizjet e mjetit deri në Shënkoll të Lezhës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Laç, me qëllim dokumentimin e itinerarit të ndjekur pas largimit nga vendi i ngjarjes.

    Ndërkohë, Daniel Pikuli vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ende të paqëndrueshme, nuk ka dhënë deklarimin e tij para grupit hetimor.

    Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të shpallur në kërkim.

    aktualitet autorët e plagosjes autorët në kërkim hetimet në Lezhë hetimi policor incident në Lezhë kamerat e sigurisë konflikt konflikt në Lezhë krim kronika e zezë lajme Lezhë lajme Shqipëri largohen me makinë Lezhë ngjarje kriminale ngjarje në Lezhë pamjet e kamerave plagosja në Lezhë plagosje policia e Lezhës policia shqiptare Shpallen në kërkim zbardhet konflikti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosja në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim

    September 25, 2026

    Arrestohen 2 persona në Lushnjë për shitje kokaine, sekuestrohet drogë dhe municion luftarak

    September 25, 2026

    Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

    September 25, 2026

    Tragjike në Gaza/ Dy rezervistë izraelitë vriten nga shpërthimi i një droni

    September 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.