Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku foli për rëndësinë e paqes, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së brezave të ardhshëm.
Në fjalën e tij, Rama e cilësoi pjesëmarrjen në këtë forum si një nder dhe privilegj, duke vlerësuar rolin e platformës në bashkimin e ideve dhe njohurive nga burime të ndryshme.
Dua të them se është një nder i veçantë dhe privilegj t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme.
Kryeministri theksoi se paqja nuk duhet parë vetëm si një rezultat diplomatik, por si një element thelbësor për krijimin e kushteve të zhvillimit ekonomik.
Paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.
Gjithashtu, u ndal te ajo që e cilësoi si “masa e vërtetë e progresit”, duke theksuar rëndësinë e mundësive që u krijohen brezave të ardhshëm.
Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh. Dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët.
Rama vuri theksin te nevoja për të përfituar nga dijet dhe përvojat që ekzistojnë përtej kufijve të Europës.
Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë.