Mali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia
Qeveria e Malit të Zi miratoi Informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve me të cilat rregullohet regjimi pa viza me Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Turqinë.
Siç thuhet në njoftim do të iniciohet edhe lidhja e një marrëveshjeje të re me Turqinë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.
Mali i Zi, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), është i detyruar ta harmonizojë plotësisht politikën e tij të vizave me politikën e vizave të BE-së.
Qeveria e Malit të Zi më 23 korrik të këtij viti miratoi ndryshimet në Rregulloren për regjimin e vizave, me të cilat përcaktohet se, nga 1 nëntori, shtetasve të vendeve të përmendura do t’u nevojitet vizë për hyrje, kalim nëpër territor dhe qëndrim në Mal të Zi.
Me këtë u përmbush një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit 24 të negociatave – Drejtësia, liria dhe siguria, në kuadër të negociatave të anëtarësimit me BE-në, si dhe një nga obligimet kryesore të Agjendës së Reformave.
“Duke pasur parasysh se këto çështje rregullohen edhe me marrëveshje ndërkombëtare të lidhura nga Qeveria e Malit të Zi, është e nevojshme të ndërmerren aktivitete me qëllim të anulimit të vlefshmërisë së marrëveshjeve me këto shtete”, tha ekzekutivi i Malit të Zi.
Më herët është sqaruar se, për ta lehtësuar procedurën, kërkesat për viza malazeze në të ardhmen do të mund të dorëzohen edhe në qendrat e vizave të kompanisë VFS Global, dhe jo vetëm në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Malit të Zi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi më herët kishte paralajmëruar edhe për krijimin e një Sistemi të ri Informacioni për Vizat, të harmonizuar me sistemet e BE-së dhe standardet e sigurisë të zonës Shengen, me qëllim të përfshirjes së vizave elektronike.
Prej vitesh, sa u përket ardhjeve vjetore të të huajve në Mal të Zi, rusët kryesisht zënë vendin e dytë për nga numri, menjëherë pas atyre që vijnë nga Serbia.
Komisioni Evropian që një kohë të gjatë u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malit të Zi, që t’i harmonizojnë politikat e tyre të vizave me rregullat e BE-së, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga migrimi i parregullt dhe keqpërdorimi i regjimeve pa viza.
Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht 18 nga gjithsej 33 kapitujt që përfshihen në procesin negociues për anëtarësim në BE.
Bashkimi Evropian tashmë ka miratuar fillimin e hartimit të draft-traktatit të anëtarësimit, që përfaqëson fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim.
Komisioni Evropian ka miratuar po ashtu kornizën financiare për Malin e Zi, e cila parasheh gati 3.2 miliardë euro, duke u nisur nga supozimi se ky vend mund të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian gjatë vitit 2028.
Sulmi në Banjskë, provokojnë serbët; nderojnë agresorët gjatë ndeshjes
Tre persona lëndohen nga një shpërthim i fuqishëm në Athinë, vazhdojnë kërkimet për personat e bllokuar
E rëndë në Itali, 51-vjeçari shqiptar bie në gropën e ashensorit gjatë punës! Humb jetën
- 10:35 Pagat e magjistratëve, Sadushi: Vendimin përfundimtar e merr Gjykata Kushtetuese
- 10:22 Shpallen në kërkim babë e bir për plagosjen me armë një ditë më parë në Lezhë
- 10:20 Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik
- 10:15 Terapi dhe rehabilitim, robotët testohen për të ndihmuar të moshuarit në Paris
- 09:57 Papa Leo XIV nis vizitën e parë në Francë
- 09:51 Zbardhen prapaskenat e darkës Trump-Xi në Shtëpinë e Bardhë, emrat e fuqishëm që u ulën në të njëjtën tryezë