700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale “u zhdukën”, ish-drejtoresha e postës del nga burgu

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrestin në shtëpi”.
Mataj ndodhej në paraburgim që prej muajit korrik, nën hetim për dyshimet mbi përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për pagesën e pensioneve në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë.
Sipas vendimit të gjykatës, në këtë fazë të hetimit kanë ndryshuar rrethanat, çka ka sjellë zbutjen e masës së sigurisë. Megjithatë, ndryshimi i masës nuk nënkupton përfundimin e hetimeve dhe as shpalljen e pafajësisë së Matajt.
Elisabeta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës Shqiptare në Durrës të përfshira në hetim. Në muajin korrik, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u vendosën që në nisje të hetimit nën masën “arrest në shtëpi”.




