Kompania Meta ka prezantuar në konferencën e saj vjetore pajisjen e re inteligjente Muse Charm, një varëse e vogël me inteligjencë artificiale, e cila mund të mbahet rreth qafës ose në dorë. Pajisja mundëson komunikim të drejtpërdrejtë dhe dykahësh me asistentin e ri të AI-së, Muse. Pajisja është e pajisur me disa mikrofona, altoparlant, sensor për gjurmën e gishtit dhe një ekran të vogël.
Në ekran shfaqet një personazh i animuar i AI-së, i cili reagon vizualisht gjatë bisedës me përdoruesin. Muse Charm ka një rrip të posaçëm që mundëson vendosjen në kyçin e dorës ose rreth qafës. Përdoruesit mund t’i bëjnë pyetje ose t’i japin komanda në çdo moment, ndërsa altoparlanti i integruar transmeton përgjigjet e asistentit Muse.
Meta ende nuk ka bërë të ditur çmimin zyrtar të pajisjes, ndërsa shitjet pritet të nisin në dhjetor, gjatë periudhës së festave të fundvitit. Kompania po e pozicionon Muse Charm si një pajisje të vogël që mundëson qasje të vazhdueshme te asistenti i AI-së, pa pasur nevojë për përdorimin e një telefoni inteligjent.