Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rreth-rrotullimit të Çermës.
Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe për pasojë kanë shkuar në spital për mjekim.
Makina tip “Mersedes Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes të shitjes së makinave. Për të nxjerrë drejtuesin e mjetit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Shkak dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.













