Shiu dhe era kapin të papërgatitur pushuesit në Vlorë, zbrazin plazhet e Lungomares dhe sjellin një tjetër atmosferë në qytet. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë ulur ndjeshëm temperaturat, duke larguar pushuesit nga bregdeti dhe duke ndryshuar pamjen e Lungomares.